• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Veliaj: Do 10-fishojmë bizneset start-up në Tiranë, promovojmë inovacionin
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Veliaj: Do 10-fishojmë bizneset start-up në Tiranë, promovojmë inovacionin

16 March, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë turit të tij në çdo njësi, u ndal edhe në lagjen 13, ku zgjodhi biznesin e suksesshëm të dy të rinjve, përfitues edhe nga programi i mbështetjes së start up-eve, për të lançuar dy prej nismave më të reja që lehtësojnë barrën fiskale për sipërmarrjet rinore. Bashkë me një prej kandidateve më të reja, që i është bashkuar listës së Partisë Socialiste në Tiranës, Bora Muzhaqi, të cilës gjithashtu i uroi sukses në sfidën e saj, Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në qendrën e gravitetit dhe në një model sa i përket start up-eve dhe inovacionit, sfidat e gjeneratës së ardhshme.

“Duam të shkojmë në një nivel tjetër me promovimin e start up-eve. Aktualisht kemi disa dhjetëra në vit, por këtë mandat duam të shkojmë në disa qindra në vit, t’i afrohemi modelit të Izraelit, Islandës dhe Estonisë. Duhet të jemi një komb që di! Edhe tërmeti këtë na mësoi, atë që ke në kokë nuk ta merr asgjë. Ndaj, jo vetëm Piramidën, por kemi krijuar në çdo bibliotekë nga një mini-TUMO. Kemi bërë 8 biblioteka të reja, por ambicia jonë është të shtojmë dhe 8 biblioteka të tjera këtë vit. Nëse ecim me këtë ritëm, asnjë lagje e Tiranës nuk do ngelet pa bibliotekë, siç nuk ka ngelur lagje e Tiranës pa kënd lojërash,” u shpreh Veliaj.

Tjetër incentivë që propozoi kryebashkiaku, sidomos për bizneset e prekura nga pandemia, ishte heqja e taksës për hapësirën publike. “Do kalojmë në Këshill Bashkiak taksën zero, pra faljen e taksës së hapësirës publike. Si në çdo familje, e cila kur nuk i ka punët mirë redukton shpenzimet, edhe familja jonë e madhe e Bashkisë së Tiranës redukton shpenzimet dhe nuk ka nevojë të vjelë disa taksa, por t’ju ngelen bizneseve për të rekuperuar muajt që ra puna prej pandemisë,” tha Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës e quajti Borën shembullin e promovimit të të rinjve në politikë. “Një nga arsyet pse kemi kandiduar Borën, përmes platformës “Deputeti që Duam”, është se duhen mbështetur njerëz që nuk kanë mbiemra të famshëm, që nuk janë djali apo vajza e filanit, por që thonë “ma jep një shans të vrapoj, do bëj më të mirën time dhe le të gjykojë publiku çfarë mund të jap”. Kjo është mënyra e duhur!” u shpreh Veliaj, duke shtuar se PS ka jo vetëm listën më të re, por dhe më të mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ÇUDIT TË GJITHË/ Basha ngatërron datën e përfundimit të pelegrinazhit në Kishën e Laçit: E kam mendjen te ditëlindja ime
Previous article KORONAVIRUSI/ Komiteti merr vendimin: Të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT