• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Soreca: Shqetësim pretendimet për blerjen e votave dhe publikimi i të dhënave…
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Soreca: Shqetësim pretendimet për blerjen e votave dhe publikimi i të dhënave…

20 October, 2021 s.autor Politikë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u ndal në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa bëri publike gjetjet e raportit të Komisionit të Evropian për Shqipërinë, Soreca u shpreh se janë duke pritur hetimet në lidhje me shqetësimet për blerjen e votave, apo edhe për publikimin e të dhënave personale. Shqetësime këto, që janë publikuar edhe në raportin e progresit të KE.

“Në raport thuhet se zgjedhjet ishin të mirëorganizuara dhe se administrata e re fitoi besimin e aktorëve, por ka shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike dhe funksioneve zyrtare, aludime për blerje votash dhe rrjedhja e të dhënave personale. Për këto ne presim se çfarë do të ndodhë me hetimet.

Ndërkohë Shqipëria po përgatitet për bisedimet për negocim është thelbësore që Shqipëria duhet të ketë edhe stafet më të mira të mundshme institucional. Strukturat e bashkërendimit të BE duhet të artikulohen në mënyrë efikase”, u shpreh Soreca.

REFORMA TERRITORIALE

Ambasadori u shpreh se me rëndësi është që të konsolidohet më tej reforma territoriale, pasi sic u shpreh ai qeveria vendore do të kryeje 70% të legjislacionit të BE.

“Në raport jepet edhe vlerësimi i përparimit në lidhje me qeverisjen vendore. Qeveria vendore do të kryeje 70% të legjislacionit të BE prandaj në raport rekomandohet që reforma territoriale duhet të konsolidohet më tej”, u shpreh Soreca.

SUNDIMI I LIGJIT DHE VETTINGU

Sipas ambasadorit, duhet të zgjatet mandati i organeve të vettingut, me qëllim që procesi të përfundojë.

“Sa i takon sundimit të ligjit, në raport flitet qartë për rezultate konkrete. Komisioni e ka rritur nivelin e përgatitjes së Shqipërisë, Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

Gjykata Kushtetuese ka filluar gjykimin e çështjeve kryesore. Është parë edhe përparim sa i takon emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe që duhet të plotësohen vakancat në këtë gjykatë.

Procesi i vettingut duhet të japë rezultate konkrete. Është me rëndësi që të vazhdohet dhe të përfundohet ky proces.

Kryetarja e bordit të ONM i ka shkruar kryetares së Kuvendit duke i bërë të qartë se qëndrimi i BE dhe SHBA është që duhet të ketë një zgjatje me kohë të kufizuar të mandatit kushtetuese të organeve të vettingut, si mënyra më e mirë për të përfunduar procesin e vettingut”, tha Soreca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLTOHET Adi Krasta: Po më përndjek policia, më gjobitën vetëm mua për parkim të gabuar
Previous article STUDIMI: Pfizer 93% efektive në parandalimin e shtrimit të të rinjve në spital

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT