• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT DHE REFORMA NË DREJTËSI/ Palmer takime virtuale me Ramën, Metën dhe Bashën
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT DHE REFORMA NË DREJTËSI/ Palmer takime virtuale me Ramën, Metën dhe Bashën

6 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Ecuria e Reformës në Drejtësi dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit do të jenë temë e bisedës mes zv.Ndihmës Sekretarit amerikan, Matthew Palmer dhe liderëve të politikës shqiptare. Ambasada e SHBA njofton se Palmer do zhvillojë biseda online me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, si dhe me ‘kampionë’ të Reformës në Drejtësi.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përçuar herë pas here mesazhe të forta drejtuar politikës shqiptare lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, ku ka bërë me dije SHBA-ja ka pritshmëri të larta, duke thënë se do të marrin masa kundër çdo kujt që do të nxisë ose tolerojë dhunën në zgjedhjet e 25 prillit. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje dhe për çdo parregullësi që do të ketë në ditën e votimit, por jo vetëm që vijnë nga partitë politike, dhe sipas tyre përgjegjësinë e plotë do ta kenë drejtuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR PAK SA NUK MË THYEN KAVILJEN"/ Ylli i Junajtid akuzon: Nuk e pash golin…
Previous article DO TRONDITET ILIR META/ Palmer do takojë kampionin e reformës në drejtësi Dvoranin. Presidenti tha se pas 25 prillit...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane Breaking News

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT