• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Bindja Demokratike prezanton kandidatët për deputet në Fier (VIDEO)
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Bindja Demokratike prezanton kandidatët për deputet në Fier (VIDEO)

21 March, 2021 s.autor Politikë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, prezantoi dje kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit, duke theksuar se pret një rezultat domethënës prej tyre në zgjedhjet e 25 prillit.
Ekziston një perceptim i gabuar në Shqipëri, sikur në Fier nuk ndryshon asgjë dhe situata politike ka ngrirë, gjithmonë në avantazh të thellë të Partisë Socialiste. Dhe se çfarë të ndodhë me qeverinë apo me opozitën, rezultati këtu është i fiksuar.
“Unë mendoj se kjo legjendë nuk është e vërtetë dhe është fyese dhe përçmuese për qytetarët e Fierit, sepse i bie që ata të konsiderohen si militantë të verbër, që nuk reagojnë në asnjë rrethanë.
Unë kam besim se ne do të marrim një rezultat të mirë në Fier kësaj radhe, sepse qytetarët do të dinë të bëjnë diferencën mes atyre, që i kanë gënjyer dhe mashtruar për dekada me radhë, dhe të tjerëve që po përpiqen për një Shqipëri normale”.
Patozi tha më tej gjatë takimit se Bindja Demokratike do të jetë forcë përcaktuese qeverisëse në këto zgjedhje dhe se çelësi i suksesit qëndron tek projekti për ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri, tek integriteti i garës së 153 kandidatëve dhe tek lista e hapur, që mundëson edhe garë të ndershme brenda llojit.
“Nuk ka nevojë Shqipëria për të rrëzuar apo për të damkosur njerëz, ndryshimi nuk vjen vetëm po të fitosh 71 deputetë, por objektivi arrihet duke mos i lënë 71 mandate të gjithë bashkë në duar të këqija,” u shprehu kreu i BD-së.
Në takim e mori fjalën edhe koordinatorja e Bindjes Demokratike për qarkun e Fierit Valbona Mezini, e cila shprehu ndër të tjera edhe diferencat e mëdha e mes nesh dhe forcave të vjetra politike si dhe konkurrencën e fortë të kandidatëve për listat e hapura.
“Edhe pse unë kam pak më shumë vite se ju në politikë prapë ndjej veten të sfiduar nga disa prej jush dhe për këtë jam e lumtur pasi rezultati do të jetë i përbashkët për të qenë fitues në Fier, tha ajo.
Në mbyllje të fjalës së vet, Patozi u kërkoi kandidatëve të ishin të motivuar deri ditën e fundit të zgjedhjeve, në mënyrë që rezultati të ishte i sigurt, jo vetëm në Fier, por edhe në gjithë Shqipërinë.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË PËRMET/ I moshuari hidhet nga ura, banorët nxjerrin trupin e pajetë nga lumi
Previous article NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Nevina Shtylla kur ishte fëmijë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT