Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka nisur fushatën elektorale në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputet-
Postimi i Patozit:
Me banorë të 21-shit në kryeqytet bashkëbiseduam për projektin politik të Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Nuk është e domosdoshme të fitosh 71 mandate për të nisur ndryshimin në Shqipëri, por mjafton që 71 mandate mos t’i lësh në duar të këqija”.
Synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, sepse kemi programin më të mirë, përfaqësuesit më të pastër, dhe mbi të gjitha listën e hapur 100 përqind.


