• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 2020/ Pretendentë republikanë sfidojnë Presidentin Trump
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET E 2020/ Pretendentë republikanë sfidojnë Presidentin Trump

26 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Joe Walsh, ish-ligjvënës republikan, ka në plan të sfidojë Presidentin Trump në zgjedhjet e 2020. Me shpalljen e kandidaturës, ai bëhet kandidati i dytë që konkurron përballë Presidentit Trump për emërimin e Partisë Republikane.

“Unë jam Joe Walsh. Kam qenë ligjvënës republikan. Jam konservator. Po konkurroj pasi Donald Trumpi nuk na përfaqëson ne. Ai përfaqëson më të keqen e Amerikës”.

Prezantuesi dhe komentatori në radio, Joe Walsh, i njohur për pikëpamje konservatore, ka qenë më parë përkrahës i presidentit, por tani thotë se do ta sfidojë presidentin për kandadaturën republikane në zgjedhjet e 2020.

“Në Shtëpinë e Bardhë kemi dikë që është krejt i papërshtatshëm për t’u bërë president. Jam i shokuar nga fakti që askush nuk ka dalë për ta sfiduar, pasi të gjithë në Partinë Republikane besojnë se ai nuk është për këtë punë”.

Zoti Walsh nuk është i pari republikan që sfidon Presidentin Trump. Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld njoftoi në prill se po konkurronte në zgjedhjet presidenciale.

Ish-guvernatori i Karolinës së Jugut, Mark Sanford ka diskutuar mundësinë e konkurrimit për president.

Disa komentatorë politikë janë shprehur skeptikë, duke sjellë si shembull mbështetjen që ka presidenti në bazën e tij konservatore.

“Konkurrentëve u nevojitet mbështetja e Partisë Republikane. Presidenti e gëzon këtë mbështetje. Ai gëzon jo vetëm mbështetjen e votuesve, por edhe të partisë. Kjo nënkupton që e mbështesin kryetarët e degëve të partisë në shtete individuale, si dhe anëtarësia e partisë në shtete. Zgjedhjet presidenciale zhvillohen në bazë shtetesh. Kur krerët e degëve të partisë e mbështesin presidentin 100%, dikush si Joe Walsh nuk ka si të ketë sukses,” thotë opinionistja Alice Stewart.

Zoti Walsh, i cili u zgjodh për një mandat në Kongres, ka qenë kritik i fortë i ish-Presidentit Barak Obama, por të dielën shprehu pendesë për disa nga deklaratat që ka bërë në të kaluarën:

“Unë kam ndihmuar për të krijuar presidencën Trump. Nuk ka diskutim që ky element i politikës së shëmtuar ndikoi. Për këtë ndjej pendesë”.

Në anën demokrate, votuesit po përpiqen të zgjedhin të preferuarin nga një mori kandidatësh.

“Për mua ka rëndësi të marr pjesë në aktivitete fushate, sidomos në shtetin Ajova, pasi në këtë shtet bëhen zgjedhjet e para partiake. Këto aktivitete më ndihmojnë të vendos për kë do të votoj,” thotë aktivistja Emily Harris.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MADH PËR YLLIN E KOMBËTARES/ Rei Manaj drejt rikthimit në Serie A tek...
Previous article E BUJSHME NGA ITALIA/ Agjenti i Dzeko zbulon prapaskenat: Na ka kontaktuar klubi...

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT