• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Partitë e vogla mbledhin 210 mijë vota. Si u ndanë mandatet e partive të reja sipas votave që morën
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Partitë e vogla mbledhin 210 mijë vota. Si u ndanë mandatet e partive të reja sipas votave që morën

14 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 9 subjetet e reja politike që garuan të dielën kanë arritur të mbledhin 210 mijë vota, ku Nisma-SHB ka arritur të marrë 57,877 vota ose 3.8% deri tani, duke siguruar një mandat në Tiranë, atë të kryetarit të koalicionit, Adriatik Lapaj.

Më pas renditet PSD me 48, 661 vota ose 3.2% duke marrë 3 mandate në qarkun e Shkodrës. E katërta për nga numri i votave vjen partia “Mundësia” me 46,680 vota ose 3.1% duke siguruar deri tani 2 mandate në Tiranë, kryetari i kësaj force politike Agron Shehaj dhe i dyti në listën e Mundësisë, Erald Kapri.

Në rend zbritës, vjen lëvizja “Bashkë” me 22,916 vota ose 1.5% e cila ka marrë një mandat deputeti në Tiranë.

Në fund të listës janë partitë e reja që nuk kanë siguruar pragun e duhur të votave për të përfituar një mandat sic janë; Koalicioni Euroatlantik me 20,170 vota ose 1.3%, Djathtas për Zhvillim e Dashamir Shehit me 5,815 vota ose 0.4%, AKSH 3,303 vota ose 0.2% dhe Lëvizja “Atdheu” me 2,207 vota ose 0.1%.

Ndërsa dy forcat e mëdha politike, PS ka marrë 787,816 vota ose 52.3% dhe PD-ASHM 510,156 vota ose 33.9%.

Në një reagim në facebook, kryetari i koalicionit “Nisma-SHB”, shkruan se aktualisht 1 mandat i PS del me 9479 vota, ndërsa 1 mandat i partive të vogla del me 57 711 vota. Deri në fund, yni shkon me afro 70 000.

“Ja kjo është “demokracia” për të cilën kemi luftuar ta ndryshojmë”, thotë Lapaj duke iu referuar sistemit proporcional zgjedhor në Shqipëri. Ky sistem është përfaqësim proporcional me lista të mbyllura.

Ka 12 zona elektorale me shumë anëtarë që korrespondojnë me 12 rajonet administrative të vendit . Brenda çdo zonë elektorale, partitë duhet të arrijnë një prag prej 3 përqind të votave, dhe koalicionet parazgjedhore duhet të plotësojnë një prag prej 5 përqind të votave.

PS 52.3% 787,816 vota

PD 33.9% 510,156 vota

Nisma-SHB 3.8% 57,877

Mundwsia 3.1% 46,680 vota

KEA 1.3% 20,170 vota

AKSH 0.2% 3,303 vota

ADR 0.1% 1,092 vota

PSD 3.2% 48,661 vota

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO REALIZOJMË PROFETËSINË E SKËNDËRBEUT"/ Rama: Mbyllim negociatat më 2027 dhe do vendosim karrigen e Shqipërisë në dhomën e BE-së!
Previous article "MI PËRBALTËT PRINDËRIT..."/ Rama për bashkëshorten: E vetmja opozitë që më mund! Faleminderit që më pranon në qeverinë e unitetit

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT