• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Listat e kandidatëve PS, nga Romina Kuko tek Lindita Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në lista të mbyllura
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Listat e kandidatëve PS, nga Romina Kuko tek Lindita Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në lista të mbyllura

10 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

 Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, gazetarja e Report Tv Esiona Konomi zbuloi mbrëmjen e sotme emrat nga kampi socialist që do të jenë në lista të mbyllura dhe ato në lista të hapura.

Në listat e mbyllura pritet të jenë Evis Kushi, Lindita Nikolla, Milva Ekonomi dhe Etilda Gjoni.

Romina Kuko, kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës pritet të jetë në listat e mbyllura të Korçës. Ndërsa Damian Gjiknuri pritet të jetë në listë të hapur të kandidatëve në qarkun e Vlorës, zbulon gazetarja për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv.

Ndërkohë mesazhi që Rama u përcolli sot deputetëve në grupin parlamentar se ai që ka qenë deputet më herët do garojë në listë të hapur duket se ka ngjallur pakënaqësi mes socialistëve edhe pse nuk kanë dalë hapur.

Megjithatë deri në mesnatën e 12 marsit, kur do të jetë afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ pritet të sheshohen këto pakënaqësi.

Për vendin e tij Rama tha sot se ende është i paqartë, por ngriti pikëpyetje se mund të mos garojë për deputet.Grupit socialist u bëri të qartë se grupi i ardhshëm parlamentar socialist do jetë në pjesën dërrmuese totalisht me emra të rinj. Me këtë ‘skemë’ të re, kryeministri Rama thotë se synohet një ‘transfuzion gjaku në PS’

Të parët që fitojnë mandat janë ata kandidatë që janë në lista të sigurta ndërsa në listën e hapur do të fitojë kandidatët që kanë më shumë vota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SEANCA E MASËS "ARREST ME BURG"/ Avokati amerikan i Veliajt mbërrin në Apelin e GJKKO
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Kamioni përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT