• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Berisha: Primaret s’u bënë për të qenë në lista të sigurta! Pragu nuk është kusht
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Berisha: Primaret s’u bënë për të qenë në lista të sigurta! Pragu nuk është kusht

3 March, 2025 s.autor Politikë

Siç edhe pritej dhe siç ka ndodhur prej 34 vite, Sali Berisha tregoi hapur edhe një herë talljen e radhës me demokratët, kur gjatë konferencës së sotme ai u shpreh se kalimi i pragut nuk është kusht për të qenë në listën e deputetëve.

Me këtë deklaratë të sotme Berisha tregoi edhe një herë se drejton PD-në sipas parimit “vetë Ali e vetë Kadi” dhe do ta mbushë listën e kandidatëve të 11 Majit me besnikët e tij.

Madje për listën e kandidatëve të Tiranës, qarku me më shumë mandate, Berisha u bëri të qartë se do të jetë ai që do të zgjedhë kandidatët ndërsa vende do u japë dhe aleatëve, prandaj shpresat edhe për ata kandidatë që kaluan pragun në primaret e Tiranës për tu bërë kandidatë për deputetë mund të jetë e vogël.

“Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta.

Pyetje: Çfarë vlere ka që një kandidat në prirame të dalë më I votuari ndërkohë ju e keni të mbyllur listën?

Sali Berisha: Ka vlerë. Lista e mbyllur nuk përjashton ata që morën më shumë. Nëse ndodh në Tiranë nuk ndodh në qarqe të tjera. Vlera e parë e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente. Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë. Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate.
Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu.
Është përcaktuar një formulë, mënyrë tjetër nuk ka.
Kanë zgjedhur një formulë.
Por vendet për aleatët janë se aleatët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në listat e hapura.

Pyetje: Ata kandidatë që kanë kanë qenë shumë larg kapjes së pragut të cilit do qark, a mbyllet përfundimisht mundësia për të qenë kandidat apo mund të përfitojnë nga kriteri i kryesisë se kanë kontribuar duke mbrojtur kauzën e partisë?

Sali Berisha: Sigurisht vlerësimi për atë që kanë kontribuar ekziston por vendosja apo jo në listë të hapur a në listë të mbyllur, përcaktohet nga disa kritere e jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve nuk do të ketë ndikime të tjera.

Pyetje: Të gjithë ata që nuk kanë arritur pragun në primare s’kualifikohen?

Sali Berisha: Ata që nuk kanë arritur pragun. Preferencën e kanë ata që e kanë arritur pragun, por pragu nuk është vendimtare për të qenë ose jo në listë. Sepse në varësi të kritereve që thashë më sipër edhe ky që është mbi prag zbret nën prag. Nuk merret dot. Sa vende që mbeten bosh nëse nuk plotësohen mbi pragun merren nën prangun

Pyetje: Kryesia e PD-së do të ketë propozime të vetat?

Sali Berisha: Në princip jo, por kryesisë nuk ia mohon dot. Njerëz që nuk janë përfshirë në primare.. shumë shumë e vështirë por kurrë mos thuaj kurrë.

Berisha pranon se anëtarësia e PD-së është ‘rudhosur’ por bën me faj emigrimin, ndërsa tregon kush ishte kriteri i anëtarësisë për të pasur të drejtën e votës.

“Numri i saktë është shumë i vështirë se ka lëvizshmëri shumë të madhe të anëtarësisë për shkak të emigracionit por ne vumë si kriter të gjithë ata që kanë votuar të paktën një herë nga 2019 – 2023. Të gjithë ata që kanë një dokument të PD nga 1990 e deri sot. Megjithatë dua të pranoj se ka pasur mjaft raste që nuk votuan dot”

Partia Demokratike mbajti primaret më 1 mars dhe sipas rezultateve të bëra publike në një ditë më pas njoftoi se kishin votuar mbi 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI DHE FOTO/ Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë në Lezhë! Ja për çfarë akuzohet
Previous article E RËNDË/ Tjetër viktimë në Elbasan! 65-vjeçari gjendet pa jetë në banesë, fqinjët ngritën alarmin pasi…

s.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT