Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar përmes postës, sot në mëngjes.
Burime konfirmuan se ish-numri dy i qeverisë ishte refuzuar dy herë nga KQZ deri dje në mbrëmje, sepse nuk kishte vërtetuar saktë adresën e banimit, dhe kishte përdorur një dokument në emër të bashkëjetueses së tij.
Mësohet se Ahmetaj ka marrë udhëzime nga ekipi i tij që punon për mbrojtjen në Shqipëri, dhe pasi bashkëjetuesja e tij ka lëshuar deklaratën me shkrim se jetojnë bashkë, atij i ka mbërritur sot në mëngjes e-mail nga KQZ se u regjistrua me sukses si votues nga Zvicra.
KQZ nuk dha detaje për rastin, duke thënë se këto detaje ndahen vetëm me zgjedhësin.


