• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 11 KORRIKUT/ Deputetja shqiptare që do të drejtojë misionin e vëzhgueseve të OSBE në Bullgari
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 11 KORRIKUT/ Deputetja shqiptare që do të drejtojë misionin e vëzhgueseve të OSBE në Bullgari

3 July, 2021 Delo.autor Politikë

Elona Gjebrea, një ndër deputetet më aktive të Parlamentit të Shqipërisë do të drejtojë delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Bullgari që do të mbahen më 11 Korrik 2021.

Për katër vite radhazi, Gjebrea është anëtare në Byronë ekzekutive të Asamblesë së OSBE dhe ka drejtuar misione të rëndësishme zgjedhore si në Azerbajxhan, Gjeorgji, USA, Armeni si kryesuese dhe vëzhguese e delegacionit.

Deputetes së parlamentit të Shqipërisë i besohet ky  pozicion i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare në Bullgari; në një kohë kur ky procesi përsëritet brenda pak muajve për shkak të klimës së brendshme politike atje.

Përzgjedhja e deputetes së Parlamentit të Shqipërisë vjen si rezultat i arritjeve të saj si anëtare e Byrosë Ekzekutive në Asamblenë Parlamentare të OSBE-se dhe raportere e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Shkencës,Teknologjisë dhe Mjedisit.

Në përgjegjësinë e kryesueses së delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Gjebrea tashmë ka nisur intesivisht punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Kontributi në parlamentin e Shqipërisë si dhe eksperienca në role të tilla si vëzhguese në proceset zgjedhore pasurojnë jo vetëm karrierën e saj politike por përfaqësojnë vendin tonë në misione ndërkombëtare të rëndësishme të OSBE.

Elona Gjebrea do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi në Bullgari. Zgjedhjet pritet t’i japin fund krizës politike së brendshme dhe në anën tjetër t’i japin zgjidhje qëndrimeve të politikës së jashtme pasi çështjet e hapura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut penalizuan dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA U SHFAQ DUKE ECUR NË GJIRIN E LALZIT/ Stresi thur elozhe: O dritë dielli, s’do kenë më shqiptarët një njeri si ty
Previous article ISHTE NISUR NGA VLORA ME PUSHUES/ Gomonia rrezikoi të fundosej, motori pëson defekt drejt rrugës për Dhërmi

Delo.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT