Ambasadorja Ursula Gacek e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ndaloi për një vëzhgim në qendrën e votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në një prononcim për mediat, znj. Gacek u shpreh se në fokus të misionit nuk është vetëm dita e zgjedhjeve por në tërësi procesi zgjedhor në Shqipëri.
“Mbase duhet t’ju shpjegoj pse jam këtu. Misioni i dedikohet mbarëvajtjes së fushatës elektorale. Jam në Shqipëri prej datës 17 mars. Gjitha vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, po për ne si mision është vetëm një pjesë. Fokusi i vëzhgimit të fushatës në tërësi, paregullsitë gjatë saj, sjellja e kandidatëve.
Vetë unë do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, anëtarë të tjerë janë shpërndarë në të gjithë qarqet e Shqipërisë.


