• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Celibashi jep sqarimet e fundit: Ja 3 mënyrat si duhet votuar. Kush kapet me telefon…
Home
Zgjedhjet 2021

ZGJEDHJET/ Celibashi jep sqarimet e fundit: Ja 3 mënyrat si duhet votuar. Kush kapet me telefon…

24 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, doli sot në një konferencë për media, ku sqaroi qytetarët për mënyrën e votimit nesër.

Celibashi tha se ka tre mënyra votimi, që do të konsiderohen të vlefshme, pasi në të kundërt vota e qytetarëve do të jetë e pavlefshme.

Mes të tjerash, Celibashi u shpreh se procesi i votimit do të nisë nesër në orën 07:00 në të gjithë Shqipërinë dhe çdo vonesë do të shoqërohet me sanksione të forta.

Deklarata e Celibashit:
Ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore në të gjitha komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Nga informacionet që marrim nga KZAZ deri tani, procesi ka shkuar shumë mirë, nuk është evidentuar asnjë lloj parregullsie. Për zgjedhësit do risjell edhe njëherë në vëmendje informacione mbi fletën e votimit. Në këtë ditë të heshtjes zgjedhore, do ketë vend për të përcjell mesazh informues. Në cdo QD, do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku janë emrat e partive dhe koalicioneve, si dhe numrat, që iu korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe, konkurrojnë dhe kandidatë të pavarur.

Me qëllim që vota të jetë e vlefshme, qytetari duhet të votojë me një nga tre mënyrat e bëra publike, votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin me shenjën e X ose + në kuadratin e bardhë; mund të zgjedh partinë ose koalicionin dhe vetëm njërin prej kandidatëve të asaj partie, që ai ka zgjedhur, me shenjën X ose + te kuadrati i numrit të kandidatit; votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat, pra të bëjë shënimin vetëm në një prej numrave, që i korrespondon kandidatit që ai parapëlqen, me shenjën X ose + në kuadratin e numrit, pa qenë nevoja të vendosë shenjë te kuadrati i partisë apo koalicionin, që ky kandidat i përket.

Theksoj që në rastin e fundit, vota për kandidatin shkon si votë edhe për partinë politike apo koalicionin. Çdo mënyrë tjetër e votimit ka probabilitet të lartë që të konsiderohet e pavlefshme. Votuesit do të gjejnë informacion të plotë në hyrje të qendrës së votimit, në lidhje me kandidatët dhe numrat e tyre. Ata, që do të kenë dilema, për shkak të memories për numrin, mund ta marrë informacionin mbi atë se kujt kandidati i përket X numër jashtë QV, por edhe pranë zonës së fshehtësisë, do jenë vendosur emrat dhe numrat e kandidatëve.

Në lidhje me projektin pilot, që do të zhvillohet në Njësinë nr. 10, e rikonfirmoj me siguri të plotë që ky proces, pra procesi me votim elektronik, është 100% i garantuar, fshehtësia e votës dhe integriteti janë 100% të garantuara. Pajisja dhe sistemi janë ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk i shenjojnë radhën dhe kohën e votimit, prandaj ju bëj me dije të gjithë votuesve të kësaj zone që ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit. Prandaj, të gjithë ata që do duan të shprehin votën e tyre, të votojnë pa asnjë hezitim në këtë zonë, pasi fshehtësia e votës së tyre është e siguruar.

Në lidhje me pajisjet e identifikimit elektronik, tashmë është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Vetëm rreth 100 qendra votimi nuk janë mbuluar akoma me operatorë, në zona mjaft të thella, kryesisht në pjesën veriore, por edhe në jug, por KQZ po punon për këtë. Procesi i votimit në cdo lloj rrethana do duhet të fillojë në orën 07:00 dhe nuk ka asnjë arsye, qoftë edhe të karakterit teknik, për të pritur procesin e votimit. Në të kundërt, do të ketë sanksione të forta ligjore. Por jam besimplotë që nuk do të kemi asnjë problem të këtij lloji.

Ai ka bërë me dije se nuk duhet marrë celulari me vete.

“Asnjë me celular, nuk do të lejohet që të ketë celular në qendrën e votimit, kushdo që shfaqet me celular, do konsiderohet si tentativë për fotografimin e votës. Nuk do i kontrollojë votuesit në mënyrë kategorike, një votues nuk do të lejohet që të futet në QV me telefon. Nuk do e kontrollojë nëse në xhep apo në çantë ka celular, kjo është e ndaluar. Komisioni nuk ka asnjë lloj autoriteti për të bërë kontroll ke apo nuk ke telefon celularë”, tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEMET/ Ilir Meta: Kisha pirë mbrëmë e s’dija çfarë thoja, mos ma vini re
Previous article KARANTINË PËR EMIGRANTËT NGA GREQIA DHE MAQEDONIA/ Pas Gjykatës Administrative edhe ajo e Apelit rrëzon LSI-në

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT