• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Bushati: Me 26 prill PS do jetë forca e parë! Beqaj: Topalli dhe Patozi i marrin vota PD…
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Bushati: Me 26 prill PS do jetë forca e parë! Beqaj: Topalli dhe Patozi i marrin vota PD…

2 April, 2021 F.autor Politikë

Më 26 prill në mëngjes Partia Socialiste do të jetë forcë e parë politike në Shqipëri, dhe kryeministër do të jetë Edi Rama. Kështu deklaroi gjatë një intervistë në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, drejtuesi i qarkut politik në Tiranë, Ervin Bushati. Bushati tha se PS ka një ekip për të fituar zgjedhjet dhe se në Tiranë synojnë 20 mandate.

‘Është një listë fituese. Duam të marrim pushtetin. Nuk është menduar si një tramavaj që ka gjysmën e listës fantazëm. Janë të gjithë për të qenë opozitar në parlament. Ky që shikoni këtu është një ekip i gjerë dhe i thellë. Është një ekip që ka të rinj. PD nuk ka bërë asnjë ndryshim asnjë prurje. Ne kemi prurje, ne jemi ekip i thellë ne harmonizojmë ekzekutivin me legjislativin. Ne kemi tagër që të marrim 20 mandate në Tiranë. Ne kemi një ekip për të fituar zgjedhjet dhe kemi një orientim që është ndjek një politikë të majtë. Programi i PD-së është i njëjtë si programi i 2005. Me 26 prill në mëngjes PS do të jetë forca e parë politike dhe në bëjmë qeverisjen. Kryeministër do të jetë Edi Rama.’- tha Bushati.

Ndërkohë Ilir Beqaj drejtues i PS-së në Qarkun Shkodër tha se PS synon që të fitojë 4 mandate objektiv bazë dhe 5 mandate në objektivat optimale. Po ashtu Beqaj tha se dy forcat politike të djathta, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit do të marrin vota nga PD.

‘Objektivi bazë është për 4 mandate. Objektivi maksimal i përcaktuar është 5 mandate. Në Shkodër loja politike është më e larmishme me konkurrentë konkretë që nuk janë prezentë në qarqe të tjera. E kam fjalën për partinë e Topallit, Patozit. Përveç LSI-së dhe PSD-së konkurrencën e drejtpërdrejtë ne e kemi me PD-në. Janë edhe dy forcat e djathta që marrin vota djathtas jo majtas.’-tha Beqaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Dezinfektantë dhe matje temperature për votuesit. ISHP protokoll specifik për 25 prillin
Previous article DILEMA E IZRAELIT/ A mund të kthehen të pavaksinuarit në vendet e punës?

F.autor

Postime të ngjashme

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë Politikë

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT