• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Astrit Patozi: Ne i adresohemi qytetarëve që janë përballë Ramës dhe që nuk janë në linjën politike të Berishës e Metës
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Astrit Patozi: Ne i adresohemi qytetarëve që janë përballë Ramës dhe që nuk janë në linjën politike të Berishës e Metës

7 April, 2023 s.autor Politikë

Përfaqësues i “Bindjes Demokratike” Astrit Patozi ka folur për situatën parazgjedhore dhe atë që pritet të ndodhë pas 14 Majit.

Sa i takon mosnxjerrjes së kandidatëve për kryetar bashkie nga ana e “Bindjes”, Patozi tha se qëllimi kryesor është që opozita të dalë mundësisht me nga një kandidat për secilën bashki, duke shtuar se për këtë forcë politike e rëndësishme është që opozita të mos ketë votën e ndarë.

“Nuk mund ta konsiderojmë tërheqje, ishte një kalkulim politik që të mos dëmtonim votën e opozitës sepse kemi kërkuar që në krye të herës që në ditën e shpalljes së koalicionit që opozita duhet të përfaqësohet mundësisht me një kandidat të vetëm. Ne sigurisht nuk kishim asnjë mëdyshje për të mos qenë faktor i ndarjes së mëtejshme të votës së opozitës.

Në një farë mënyrë kjo ndodhi për sa kohë në vetëm 15 bashki të vendit ka dy kandidatura opozitare dhe në pjesën tjetër sigurisht ka vetëm një. Në këto kushte menduam se do të ishte e tepërt që të kandidonim dhe menduam vetëm përfaqësimin në këshillat bashkiake”, deklaroi Patozi në një lidhje Skype për Klan News.

Sa i takon koalicionit të shpallur në Shkurt të 2023-it, mes LZHK-së dhe “Bindjes Demokratike”, Patozi u shpreh se fokusi kryesor qëndron në kandidaturat për këshillat bashkiakë.

Ai theksoi se “Bindja” i adresohet të gjithë qytetarëve që janë përballë qeverisë aktuale dhe nga ana tjetër nuk mbështesin politikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kjo është fare e thjeshtë, ne do përqendrohemi te përfaqësimi i koalicionit në këshillat bashkiake. Për votën mazhoritare aty ku ka dy vota do ua lëmë votuesve tanë se kë kanë më pranë bindjeve politike.

Do të rrisim përfaqësimin opozitar në Shqipëri, i adresohemi kryesisht shqiptarëve që refuzojnë në mënyrë kategorike qeverinë e Edi Ramës, por nga ana tjetër nuk shoh ndonjë perspektivë politike te foltorja e Berishës dhe Ilir Meta që tashmë janë në një koalicion.

Kjo është fasha që ne i drejtohemi dhe kemi bindjen që janë shumë shqiptarë që nga njëra anë janë përballë qeverisë dhe nga ana tjetër nuk janë në linjën politike që sipas nesh nuk është e duhura e foltores bashkë me partinë e Ilir Metës.

Parlamentet e bashkive tona janë po kaq të rëndësishëm sepse politika shqiptare ka nevojë për ngjyra të reja dhe jemi aty për gjithë ato shqiptarë që nuk besojnë se ka vetëm dy parti politike.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Papa Françesku lan këmbët e 12 të burgosurve në burgjet e të miturve
Previous article PSE NUK U RIKTHYE NË SHTËPINË E "BB-VIP2"? Flet Maestro: Vendimin e kisha…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT