• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Ambasadorët perëndimorë, thirrje për proces të rregullt
Home
Rajon

ZGJEDHJET/ Ambasadorët perëndimorë, thirrje për proces të rregullt

31 August, 2019 F.autor Rajon

Ambasadorët e pesë vendeve kryesore euro-perëndimore në Prishtinë, u bënë thirrje të premten partive politike në Kosovë që të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa qytetarëve që të refuzojnë siç thuhet kriminelët me votën e tyre.

Në një komunikatë më të gjatë, diplomatët thanë se presin shmangien e keqpërdorimeve të votës dhe frikësimet e kandidatëve dhe votuesve serbë të Kosovës që nuk ishin të rreshtuar me Listën Serbe në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu në komunikatë kërkohet që të shmanget çdo formë e trysnisë qoftë ndaj votuesve apo medieve.

Zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re ofrojnë një mundësi për rifillimin urgjent të bisedimeve me Serbinë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme, dhe ligjërisht të detyrueshme që i kontribuon qëndrueshmërisë rajonale, thuhet në komunikatë, ndërsa kërkohet edhe shmangia e retorikës populiste e nacionaliste.

Kosnett: Ngriteni zërin nëse dikush dëmton demokracinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, shkroi të premten se është “i shqetësuar me thashethemet se disa parti politike tashmë kanë nisur që përmes frikësimit dhe taktikave të fshehta të zvogëlojnë konkurrencën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”.

Concerned about rumors some parties are already using intimidation and underhanded tactics to reduce competition or disenfranchise voters. To the people of Kosovo: if you see anyone undermining your democracy, speak up. pic.twitter.com/A5y4vlOKuU

— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) August 30, 2019

Në një postim në rrjetin social, twitter, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngrisin zërin nëse shohin dikë “që dëmton demokracinë tuaj”.

Kosova thuhet në komunikatë ka nevojë për sundim të ligjit dhe kandidatët duhet të mos kenë të kaluar kriminale, apo lidhje me veprimtari kriminale, dhe se duhet të tregojnë se si do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të kundërshtojnë pandëshkueshmërinë dhe nepotizmin në nivelet më të larta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDONIT SE I DINIT TË GJITHA? Lori Hoxha na mësoi mënyrën më ''cool'' se si ti veshim bikinit (FOTO)
Previous article U LARGUA NGA "ZIKALTËRIT" KËTË VERË/ Ja çfarë goli shënon Perisic me Bayern (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT