• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
Home
Politikë

ZGJEDHJET 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë

9 December, 2024 s.autor Politikë

Tashmë që data e zgjedhjeve parlamentare është zyrtarizuar më 11 maj, kryesocialisti Edi Rama kërkon më shumë angazhim nga të tijët. Në selinë rozë, mblodhi këtë të hënë për më shumë se 2 orë, Kryesinë e partisë dhe kryetarët e bashkive, të cilët mbledhjes iu bashkuan përmes platformave online.

Me fokusin tek vota e diasporës, që do të jetë testi i parë në këto zgjedhje, Rama u la afat 2-3 javë për të përmbyllur procesin e identifikimit të emigrantëve në regjistrat e partisë.

Pjesën e dytë të takimit, Rama e vijoi vetëm me anëtarët e kryesisë.njoftoi disa ndryshime në grupin e drejtuesve politikë.

BlendiKlosi, mori zyrtarisht detyrën si drejtues politik në qarkun e Dibrës, aty ku pritet të jetë edhe kandidat në listën përfundimtare. Klosi i cili më herët ishte caktuar të administronte procesin zgjedhor në të gjithë vendin, shkoi në Dibër, pas spostimit të Blendi Goxhes në Qarkun e Tiranës, konkretisht në zonën e Kombinatit.

Surprizë ishte ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili për zgjedhjet e ardhshme do të punojë në qarkun e Vlorës, krah Bledi Çuçit, i cili është drejtuesi politik i zonës. Burime bëjnë gjithashtu me dije se Ministri i Financave, Petrit Malaj, do të punojë krah Belinda Ballukut në Fier, duke përforcuar edhe këtë qark, që njihet si bastion i së majtës.

Pas mbledhjes së kryesisë, takimet Rama i vijoi në formate më të ngushta me disa prej eksponentëve kryesorë të PS. Erion Veliaj, Blendi Klosi, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, dolën më vonë se pjesa tjetër.

Pasi anuloi edhe një aktivitet të parashikuar në axhendë, Rama la selinë i fundit, pas më shumë se 2 orësh, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Për mediat zgjodhi të mos fliste, por kishte vetëm një batutë: “Kemi dy orë që ju presim, futuni në PS”. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON NË SPITAL 13-VJEÇARI/ Pamjet nga sherri i të rinjve para pallatit të sportit “Asllan Rusi”
Previous article RËNIA E REGJIMIT TË ASSAD/ Çfarë ndodh tani me Sirinë? 3 skenarët e mundshëm

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT