• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET 2023/ Veliaj me kryetarët e PS në Tiranë: Ne ndërtojmë ditën, opozita shkatërron natën!
Home
Politikë

ZGJEDHJET 2023/ Veliaj me kryetarët e PS në Tiranë: Ne ndërtojmë ditën, opozita shkatërron natën!

24 September, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi, zhvilluan një takim organizues me drejtuesit e rinj të PS-së në kryeqytet, për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme lokale. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin te fakti se përgatitjet duhet të nisin që tani, kur na ndajnë pak më shumë se 200 ditë nga zgjedhjet, ndërsa shtoi se për secilin prej tyre është një privilegj që drejtojnë një degë të PS.

“Ecejaket e vendit tonë kanë qenë pak si Kalaja e Rozafës: PS ndërton, vijnë ata [opozita] natën shkatërrojnë; lind dita prapë, PS-ja ndërton, vijnë këta të tjerët [opozita] e çojnë prapa. Mesa duket, kur janë ndarë rolet në politikë, PS-së i ka rënë roli i ndërtimit dhe i progresit, kurse atyre u ka rënë një rol jo aq i lavdishëm. Por, ne jemi këtu të bëjmë llogaritë tona. Fakti që ne, si PS, jemi të aftë të ndryshojmë veten, japim garanci që e ndryshojmë edhe vendin. Këtë do të vazhdojmë të bëjmë edhe në Bashkinë e Tiranës, edhe në Qarkun e Tiranës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e jashtëzakonshme për të vijuar punët e mira në qytet. Partia Socialiste, sipas tij, ka qenë gjithmonë gati në çastet më të vështira për vendin. “Imagjinoni sikur të kishte ndodhur tërmeti në kohën e gjumit në Bashkinë e Tiranës. Jo tërmet, po këtu nuk punonte as Sahati. E gjetëm Bashkinë e Tiranës mbuluar me graffiti, tre metra nga zyra e kryetarit të Bashkisë. Imagjinoni të kishte rënë pandemia në kohën e Nard Nokës. Se vërtet themi ishte sfidë kur erdhën vaksinat, sa shpejt erdhën respiratorët, me gjithë përpjekjet titanike të Edit dhe qeverisë sonë për t’ia dalë me tërmetin dhe me vaksinat. Por imagjinoni sikur këto taksirate të kishin rënë në atë kohë”, nënvizoi Veliaj.

Ai theksoi se të gjithë e mbajnë mend kur opozita e sotme, atëherë në pushtet, nuk menaxhonte dot as digat, as energjinë, e cila vidhej, kurse njerëzit përmbyteshin e nuk kompensoheshin. “Energjia vidhej masivisht, uji derdhej, njerëzit përmbyteshin. Pas 10 vitesh, u desh të vinim ne në qeveri që të bënim kompensimin e atyre që humbën shtëpitë dhe katandinë nga përmbytjet e asaj kohe. Prandaj, së pari, ne duhet të jemi të përulur. Kemi bërë shumë punë, duhet të jemi krenarë, por jo arrogantë. Super krenar për shkollat që kemi ndërtuar, kemi bërë më shumë shkolla që nga koha e Pavarësisë”, tha Veliaj.

Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se PS në këtë mandat të tretë qeverisës duhet të dëshmojë gjithnjë e më tepër për qytetarët se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Partia Socialiste e Shqipërisë është e fortë sepse ka një organizim kapilar dhe ka struktura partie në çdo fshat apo qytet; në çdo lagje të qytetit ke njerëz ku troket edhe të thonë ne jemi Partia Socialiste. Sot jemi në një fazë që kjo parti jo vetëm se ka arritur nga fitorja në fitore, jo vetëm se ka realizuar qëllimet elektorale të çdo partie, por PS ka ardhur në atë fazë që në mandatin e saj të tretë do duhet që gjithmonë e më shumë të dëshmojë se është më e mira në Shqipëri,” deklaroi Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICI I INFILTRUAR SI PACIENT PRANGOSI MJEKUN/ Kryemadhi: Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve...
Previous article PËRDHUNOI TË MITURËN/ Shpallet në kërkim i riu në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT