Pak më shumë se dy orë nga përfundimi i votimit, është hapur kutia e parë për t’iu nënshtruar procesit të numërimit.
Nderkohe raportohet se ne qytetet e tjera si dhe ne kryeqytet votat po behen gati per numerim.
AlpeNews.al do sjellë hap pas hapi çdo moment kyç gjatë procesit te numerimit, prej hapjes se kutise së parë deri ne atë të fundit.
*******************************************************************************************************
01:20/ Janë numëruar 5 kutitë e para në qarkun e Fierit. Rezulton se në këto kuti, për PS ka 1015 vota, për PD 642 dhe për LSI 92 vota.
01:15 / Nis procesi i numërimit të votave të shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë.
Ka nisur procesi i numërimit të votave te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë. Po ashtu, ka filluar procesi i numërimit edhe tek zona e Kombinatit.
01:10/ Edhe në Qarkun e Lezhës ka nisur procesi i numërimit të votave. Procesi ka nisur në KZAZ numër 12 në qytetin e Lezhës dhe në KZAZ 14 në Mirditë.
00:47/ Procesi i numërimit të votave ka nisur në qarkun e Dibrës. KZAZ numër 19 në Peshkopi ka nisur hapjen e kutive.
00:40/ Procesi i numërimit të votave ka nisur në Tiranë. Ka nisur numërimi në KZAZ numër 28 në Paskuqan.
00:25/ Numërimi i votave ka nisur për Bashkinë e Himarës. Numërimi ka nisur për dy kutitë e para nga 35 kuti që janë gjithsej.
Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në zonën e Fierit. Deri më tani nuk raportohen për incidente.
00:06/ Ka dalë rezultati i tre kutive të para të hapura në Memaliaj. PS ka grumbulluar 395 vota, PD 192 kurse LSI 81.
00:00/ Nis procesi i numerimit edhe ne Vlore.
Edhe në Qarkun e Vlorës ka nisur procesi i numërimit. Bashkitë e para në të cilat janë hapur kutitë janë ato të Selenicës dhe Konispolit.
Ka përfunduar numërimi i votave në kutinë e parë në Konispol, tw qendrës së votimit 4707 në Çiflik. Në zgjedhjet e 2017 PS kishte marrë 142 vota, ndërsa në votimet e sotme ka marrë 138 , ndërsa PD në zgjedhjet e 2017 kishte marrë 60 vota, kurse sot 79 vota. LSI ka pësuar një rënie nga 32 vota në 2017, sot ka marrë vetëm 8 vota.
23:21/ Nis procesi i numërimit edhe në Roskovec, bashkia e parë për Qarkun Fier.
23:20/ Nis procesi i numerimit ne Kukes.
Edhe në Qarkun Kukës ka filluar procesi i numërimit të votave. 3 kuti në Has janë hapur dhe procesi vijon normalisht.
23:10/ Është hapur kutia e tretë e në bashkinë e Pustecit, ku PS ka marrë 159 vota; PD ka marrë 69 vota,ndërsa LSI ka marrë 9 vota.
Në total, në tre kuti të hapura në Pustec, PS ka marrë 418 vota, PD ka marrë 179 vota, kurse LSI ka marrë 78 vota.
22:30/ Numërohen kutitë e para në Pustec, kryeson PS me 118 vota, PD 114 dhe LSI 17.
22:16/ Nis numërimi në Memaliaj.
22:03/ Pas Pustecit ka nisur numerimi edhe në Polican. Në Polican pjesëmarrja në votim ka qenë 51.25 % nga 13 180 qytetarë me të drejtë vote.
21:50/ Hapet kutia e parë në Pustec.


