• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJE TË REJA NË ITALI/ Konflikt në koalicionin qeverisës pas…
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJE TË REJA NË ITALI/ Konflikt në koalicionin qeverisës pas…

19 July, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë. Zëvendëskryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio secili kanë përmendur variantin e zgjedhjeve të reja në muajt e vjeshtës.

Partnerët e koalicionit qeverisës në Itali paralajmërojnë se bashkëpunimit të tyre mund t’i ketë ardhur fundi.

Tensionet mes Partisë “Lidhja” të zëvendëskryeministrit Mateo Salvini dhe “Lëvizjes 5 Yjet” të Luixhi Di Maios janë acaruar së fundmi nga qëndrimet kontradiktore për politikat europiane dhe akuzat për financime nga Rusia.

Shkak u bë këtë javë vota që “5 Yjet” i dhanë presidentes së re të Komisionit Europian, Urzula Fonderlajn, ndërkohë që partia e Salvinit votoi kundër kandidaturës së saj.

Ky i fundit u shpreh të enjten se ndihej i tradhtuar nga partneri i tij.

“Ka një mungesë besimi, edhe në nivelin personal. Nëse nuk ka kuptim vazhdimi i kësaj qeverisjeje, atëherë do të shkojmë në zgjedhje të reja,” deklaroi Salvini.

Di Maio, i mbështetur edhe nga kryeministri Xhuzepe Konte, e justifikoi votën për të mos rrezikuar izolimin e Italisë në BE.

Zëvendëskryeministri adresoi edhe kërcënimet e homologut të tij për rrëzimin e koalicionit, duke kërkuar më shumë qartësi rreth idesë për ta rrëzuar qeverinë.

Salvini ka njoftuar një takim me presidentin e vendit, Serxho Matarela, për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Sipas analistëve, e shtuna është data e fundit kur koalicioni qeverisës mund të bjerë dhe të mbahen zgjedhje të reja në vjeshtë, në të kundërt dy partnerët do të rrezikonin miratimin e buxhetit të vitit 2020.

Sondazhet aktualisht e vendosin partinë “Lidhja” si partinë e parë politike me 38 për qind të votës, “5 Yjet” kanë 17 për qind dhe demokratët në opozitë, 23 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSHËSHE DHE PROVOKUESE/ Ingrid Gjoni del nudo, hedh vetëm... (FOTO)
Previous article "MË MUNGON"/ Arbana i shpreh publikisht dashurinë Eduartit

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT