• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË GREQI? Tsipras do shprehet në dy javët e ardhshme
Home
Rajon

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË GREQI? Tsipras do shprehet në dy javët e ardhshme

8 April, 2019 k.autor Rajon

Vetëm pak javë nga zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare europiane, kryeministri grek Aleksis Cipras po mendon të mbajë zgjedhje të parakohshme pasi një sërë nismash të qeverisë së tij nuk kanë rezultuar efektive për popullin.

Qeveria e Aleksis Cipras po mendon seriozisht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare brenda muajit maj ose qershor 2019.

Periudha përkon me dy fushata të tjera të rëndësishme politike, siç janë ato për zgjedhjet bashkiake dhe europiane që do të organizohen gjatë fundit të majit, të cilat opozita i ka konsideruar si referendum për qeverinë.

Mediet greke raportojnë se shkak për vendimin janë bërë disa nisma të debatuara të kryeministrit 44-vjeçar, si ajo e vetëdisiplinimit financiar, çlirimi i politikanëve dhe oligarkëve nga përgjegjësitë e krizës së dekadës së shkuar, marrëveshja e Prespës me Maqedoninë e Veriut, dhe mosmiratimi i një kredie 1 miliardë euro nga kreditorët europianë.

Mbështetja e ulët popullore për qeverinë vërehet edhe në sondazhet e reja.

Parti qeverisëse kryesore, Syriza, renditet afërsisht 10 pikë poshtë konservatorëve të Demokracisë së Re, të udhëhequr nga Kirjakos Micotakis me rreth 30 për qind.

Ky i fundit shihet nga shumica e të intervistuarve edhe si lideri i ardhshëm më i favorizuar për ekzekutivin grek.

Kryeministri Tsipras ka deklaruar më parë se muaji tetor është periudha kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, por burime pranë tij tregojnë se qëndrimi përfundimtar rreth kësaj çështjeje do të shpallet brenda dy javëve të ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLEMIKAT PAS NDESHJES JUVENTUS-MIALN/ Shefi i arbitrave deklaron: Ai episod në brendësi ishte...
Previous article DEKLARATA BEFASUESE/ Ylli legjendar i Anglisë: Guardiola nuk fiton Championsin ndaj këtij ekipi...

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT