Në Ulqin këtë të diele u mbajten zgjedhjet lokale për Parlementin lokale të këtij qyteti. Në këto zgjedhje morën pjesë 62,75% e qytetarëve me të drejtë vote apo 12 499 votues.
Qendra për monitoring CEMI ka dalur me rezultatet e para preliminare pas numërimit votave në të gjitha qendrat e votimit. Por rezultatet janë edhe nga Komisioni i Zgjedhjeve, pas numërimit të 100% të tyre.
Nga këto shifra mund të shihet qartë se subjektet shqiptare, FORCA – me 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” me 7 dhe UDSH me 3 këshiltare kanë shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit.
Pra, subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë pa ndihmen e DPS-it me të cilin ishin në pushtet deri tani.
Nëse kësaj i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-së së Dritan Abazoviqit i cili që gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që të ju ndihmojnë subjekteve shqiptare atëhere kemi të bëjmë me një situatë shumë të qartë.
Rezultatet e paraqitura janë si më poshtë.
- SD e Malit të Zi – 3 mandate
- Unioni Demokratik i Shqiptarëve – 3 mandate
- Partia Boshnjake – 0 mandate
- Demokratet e Malit të Zi – 0 mandate
- Forca – 9 mandate
- SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate
- SDP – 0 mandate
- Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate
- URA – 2 mandate
- DPS – 9 mandate