• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJA PËR KREUN  E RI TË KOMUNITETIT MYSLIMAN/ Myftiu i Tiranës zyrtarizon kandidaturën: Një mesazh për besimtarët dhe për…
Home
Sociale

ZGJEDHJA PËR KREUN E RI TË KOMUNITETIT MYSLIMAN/ Myftiu i Tiranës zyrtarizon kandidaturën: Një mesazh për besimtarët dhe për…

28 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zyrtarizon kandidaturën e tij për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Futjen në këtë garë, ai e quan një detyrim historik për t’iu shërbyer myslimanëve.

 “Për të rikthyer në vend figurën e shumëvuajtur dhe të pavlerësuar të atyre që janë në vijën e parë të këtij shërbimi për fenë dhe atdhenë, hoxhallarët në çdo cep të Shqipërisë, për të vijuar fuqishëm dhe pa asnjë lëkundje bashkëjetesën tonë si vlerë dhe virtyt të shqiptarëve dhe jo vetëm të myslimanëve. Për ta vënë këtë mbi baza edhe më të fuqishme dhe për ta shfaqur në çdo moment, në çdo vend, si virtytin e parë të shqiptarëve”, tha Ylli Gura.

Myftiu Gurra shpjegon disa prej pikave të platformës së tij, nëse më 2 mars do të zgjidhet në krye të KMSH-së.

“Gjithëpërfshirja e çdo myslimani dhe myslimaneje të këtij vendi në mirëmenaxhimin e të gjitha shërbimeve fetare dhe jo vetëm, në këtë vend. Unifikimin e të gjithë zërave të myslimanëve. Ngritjen e figurës së shërbëtorëve fetarë. Mirëmenaxhimin me transparencë të plotë dhe të hapur të pronësive, të cilat kanë qenë gangrena së pari mes vet myslimanëve”, tha më tej Gurra.

Ylli Gurra dha këtë koment për drejtimin 5-vjeçar të KMSH-së nga Skënder Bruçaj.

“Zoti Bruçaj, në këto 5 vite ka treguar përpjekje, ka dashur apo ka synuar që të ketë një lloj kontributi, aq sa është e mundur, aq sa ka pasur mundësi dhe aq sa e kanë lejuar rrethanat. Ajo që vlen për mua dhe për cilindo besimtar, gjykimi mbetet përtej nesh, rëndësi ka që të shohim përpara dhe të unifikohemi në një realitet të ri të Komunitetit, brenda vetes në Shqipëri, por duke parë edhe dinamikën e zhvillimeve të rajonit dhe ato për shqiptarët”, theksoi myftiu i Tiranës, kandidat për kreun e KMSH-së.

Në këtë intervistë për Top Channel, myftiu Gurra thekson nevojën e pranisë së medies gjatë ditës së votimit për kreun e KMSH-së.

Myftiu Gurra ka ndjekur studimet fetare në Stamboll dhe ato pasuniversitare në Universitetin e Oxfordit, në Britaninë e Madhe. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e myftiut të Librazhdit dhe atë të kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QË TË MOS JU THYHET ZEMRA NË FUND/ 10 gjërat që duhet të kalosh në çift para se të martohesh
Previous article U AKUZUA SE NGACMOI 15-VJEÇAREN/ Polici Bajrakurti: Më vranë për së gjalli

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT