• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses
Home
Rajon

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

13 March, 2026 s.autor Rajon

Kryeministri Albin Kurti ftoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku në një takim për javën e ardhshme për të biseduar për çështjen e presidentit të ri.

Mirëpo, të dy liderët opozitarë refuzuan të takohen para se Gjykata Kushtetuese të vendosë në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Parlamentin.

Pas një aktiviteti në Qendrën Klinike Universitare të premten, Kurti kërkoi marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet.
Kryeministri Albin Kurti tha: “Nuk është as e drejtë, as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura, prandaj është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit”.

Kurti deklaroi se vendi ka nevojë për një vendim të shpejtë të Kushtetueses dhe që Kuvendi të rifillojë punën. Ai ka shprehur gatishmëri për të gjetur një zgjidhje.

“Gjasa për konsensus përcaktohet vetëm nga të tjerët për shkak se gatishmëria jonë për konsensus është e plotë”, u shpreh kryeministri.

Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që të respektohet Gjykata Kushtetuese që ka pezulluar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe çdo veprim të Parlamentit deri më 31 mars.

Partia Demokratike e Kosovës tha: “Mbetemi të hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit. Megjithatë, në rrethanat aktuale, […] vlerësojmë se është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i gjykatës”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i së cilës shprehu gatishmërinë për takim vetëm pas Kushtetuesja të thotë fjalën e saj.

“Verdikti i gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, u shpreh Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars. Për këtë arsye kryeparlamentarja Albulena Haxhiu iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më pas, presidentja Vjosa Osmani shpërndau Parlamentin, dekreti i së cilës u kontestua gjithashtu në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksident në Fier, “Audi” përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
Previous article TRAFIKONTE ARMË NGA SHQIPËRIA NË ANGLI/ Londra i jep “dritën jeshile” SPAK për ekstradimin e Alban Gjidiajt

s.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT