• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ Alibeaj: Proces farsë! Nuk mund të ishim pjesë e negociatave, kulisave apo pazareve
Home
Politikë

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ Alibeaj: Proces farsë! Nuk mund të ishim pjesë e negociatave, kulisave apo pazareve

4 June, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Alibeaj e ka konsideruar procesin një farsë dhe se kryeministri Edi Rama kishte nevojë për opozitën vetëm si fasadë.

“Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ishte farsa e radhës për të cilën opozita i duhej Ramës vetëm për fasadë.

Për shqiptarët e mësuar me lojërat e politikës së vjetër, shfaqja e sotme, që nga propozimi i emrit, procedurat e përshpejtuara dhe përfshirja e non gratave të Parlamentit, dëshmuan dhe njëherë se nuk ka asnjë të re nga fronti i atyre që mbajnë njëri-tjetrin në skenën e politikës.

Grupi parlamentar i PD vendosi të mos marrë pjesë në këtë seancë fasadë votimi, sikundër në mënyrë tejet transparente, përgjatë disa takimeve mediatike ne sy të publikut u tregoi shqiptarëve që nuk bëhet pjesë e bojkotit të institucioneve apo negociatave, kulisave apo pazareve. Por kurrsesi nuk mund të shndërrohej në garniturë të pjatës së servirur nga Edi Rama.

Shqipëria kishte nevojë jo vetëm për një President të të gjithëve, por mbi të gjitha për një proces gjithëpërfshirës, transparent e real, i cili t’i jepte atij besimin e të gjithë shqiptarëve. Produkti i këtij procesi do mund të shihej kështu si bartës i unitetit të popullit, si njeriu mbi palët, si zbutës e moderator i klimës politike dhe si rregullator i ngërçeve insititucionale.

Presidenti i Republikës forcën e vet e merr nga besimi dhe legjitimiteti që populli i jep. Ishte ky detyrimi që secila palë politike, e cila pretendon të përfaqësoje sinqerisht shqiptarët, duhej të angazhohej e të përmbushte kështu detyrimin e saj kushtetues, politik dhe institucional. Këtë besuam e besojmë, dhe kësaj i shërbyem. E sotmja po, por edhe e ardhmja do na gjykojë e japë të drejtë!”, ka shkruar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEGAJ U ZGJODH PRESIDENT/ Gjiknuri: Besimplotë se do ta kryejë detyrën me përgjegjësi e në respekt me Kushtetutën
Previous article U ZGJODH PRESIDENT/ Meta uron Bajram Begajn, asnjë koment për akuzat e Sali Berishës

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT