Është bërë e udhës tashmë që politika tek ne zgjedh të kap ekstreimtetet. Kjo është parë edhe të njoftimet e bëra publike. Partia Socialiste paralajmëroi drekën për ministrant dhe deputetët e kabinetit qeveritar me rastin e festive të fundvitit. Dreka do të organizohet në një prej resorteve luksoz, por do të jetë tërësisht private. Të pranishëm do të jenë 13 ministrat e kabinetit qeveritar, por jo të 64 deputetët. Disa prej tyre do të mungojnë për shkak të angazhimeve të tjera që kanë.
Në fakt PS e ka bërë traditë që çdo vit ose përpara ose pas seancës së fundit e bën këtë drekën ose darkën me deputetë e ministra.
Partia demokratike nga ana e saj lajmëron protesta ditën e hënë. Protesta do të organizohet kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit ditën e hënë në orën 09:30. Po sot, në një mbledhje urgjente Basha ka kërkuar të jenë të pranishëm të gjithë deputetët. Dhe siç mund të kuptohet kryefjala e kësaj mbledhjeje do të jetë mos pranimi i kryeprokurorit të ri të përkohshëm, ku PD dhe LSI e kanë kundërshtuar.
Por kjo ka perkuar me zgjedhjen e prokurorit te perkohshem te pergjithshem kete radhe. Kjo ka qene nje ceshtje shume e rendesishme per PS po te kemi parasyh investimin e saj te madh politik dhe parlamentar per reformen ne drejtesi. Në këtë rast Llallës i ka përfunduar mandati me 7 dhjetor dhe duhej zëvendesuar. Për këtë plasi debati mazhorancë-opozitë. Ku qendrimet janë diametralisht të kunderta.
PS, SHBA, BE, EURALIUS, OPDAT janë për ketë rrugë që po ndiqet e pritet të finalizohet të hënën në votimin ku mes tre emrave ndër 7 të përzgjedhurit, njëri do jetë pasuesi i Llallës përkohësisht në detyrë derisa të zgjidhet kryeprokurori i përhershëm. PD dhe LSI janë kundër. Duan qëndrimin e Llallës derisa të zgjidhet kryeprokurori i përhershëm.
Kjo është arsyeja se përse do protestojnë të hënën. Duke krijuar dy gjendje dhe dy përjetime në të dyja kampet. PS që feston dhe opozitën që proteston.
Përgatiti:AlpeNews.al


