Tregu ushqimor i Kombinatit sot duket më pak i populluar se në ditët e tjera pavarësisht se pritej ndryshe. Kjo për shkak se vinim nga izolimi i të shtunës dhe të dielës ku nuk lejohej asnjë lloj aktviteti.
Gjithsesi siç duket edhe nga pamjet situata është krejt më normale. Sigurisht që kjo mund të ketë ardhur edhe për shkak të zgjatjes së orarit të kufizimit që ka hyrë në fuqi nga dita e sotme. Tregjet ashtu si farmacitë do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.
Tregu i Kombinatit sakaq është kthyer në shembull përsa i përket masave të mbrojtjes nga COVID-19. Prej ditësh janë marrë masa shtesë si qëndrimi në distancë ndërmjet personave, dezinfektimi në hyrje dhe dalje dhe qëndrimi në radhë.


