• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjaten hetimet për SAIMIR TAHIRIN/ Prokuroria kërkon ti ndalohet dalja jashtë vendit
Home
Shqipëri

Zgjaten hetimet për SAIMIR TAHIRIN/ Prokuroria kërkon ti ndalohet dalja jashtë vendit

13 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet për deputetin e PS-së dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në fakt, hetimet janë zgjatur edhe me tre muaj në muajin mars të këtij viti, së bashku me hetimet për ishzyrtarët e Policisë, Çela e Kohila që janë në kërkim për shpërdorim detyre dhe trafik droge.
Hetimet me tre muaj janë zgjatur edhe për Orest Sotën. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pasur lidhje me grupin e trafikut të drogës të Moisi Habilajt, i cili po gjykohet në Katania të Italisë.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po pret përgjigjen e dy letërporosive që ka dërguar për Tahirin në Greqi dhe Itali. Për letërporosinë në Greqi, Prokuroria kërkon të dijë më shumë për lëvizjet e Tahirit në vitin 2014 me mjetin që ia kishte shitur Habilajve. Ai shkoi në shtetin helen me traget dhe u kthye me mjetin “Audi” që ua kishte shitur Habilajve.
Në letërporosi, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmë nga homologia greke, për të marrë informacione në vendin ku ka qëndruar Saimir Tahiri në Greqi, shoqëruesit e tij dhe pamjet filmime të mjediseve publike që ka frekuentuar ish-ministri.
Me këtë kërkesë, Prokuroria kërkon të mësojë nëse Tahiri ka qëndruar me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i cili është gjendur në Greqi në të njëjtën periudhë kohore, duke hyrë në shtetin grek me “Audin” e shumëpërfolur. Të dhëna më të shumta lidhur me këto, ka dhënë ish-shoferi i dytë i ishministrit, Alban Aliaj, i cili është marrë në pyetje pak kohë më parë nga Krimet e Rënda. Aliaj rezulton se ka shoqëruar Tahirin gjatë udhëtimit. Tashmë pritet përgjigja e autoriteteve greke për kërkesat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila vijon hetimet ndaj ish-ministrit.
Për rastin e dytë, atë të letërporosisë dërguar në Itali, bëhet fjalë për marrjen në pyetje të Nezar Seitit, personit që u ekstradua me shumë polemika si pjesëtar i bandës së Habilajve. Nezar Seiti shihet si dëshmitar kyç në dosjen e Tahirit dhe ekstradimi i tij në Itali ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është bërë objekt i një procedimi penal në Prokurorinë e Durrësit. Krimet e Rënda tentuan vetëm një herë ta merrnin në pyetje “financierin”, por ai ende ishte pa avokat në atë kohë. Tashmë, prokurorët shqiptarë presin që ai të merret në pyetje nga homologët italianë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtaret shqiptare që e kthyen shtatzëninë e tyre në telenovelë dhe "gënjyen sy për sy" (FOTO)
Previous article Benzema rikthehet në Ligue 1/ PSG shfaq interes për sulmuesin francez

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT