Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës së re do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 19:00.
Takimi do të zhvillohet në Kuvend dhe në fokus do të jetë Reforma Zgjedhore, nisur nga fakti se ata kanë deklaruar se nuk do ta votojnë në Parlament pa u plotësuar kushtet e tyre, mes tyre dhe ndryshimi i sistemit.


