• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZERO TOLERANCË NDAJ KULTIVIMIT TË KANABISIT”/ Xhafaj në Londër: Bashkëpunimi…
Home
Shqipëri

“ZERO TOLERANCË NDAJ KULTIVIMIT TË KANABISIT”/ Xhafaj në Londër: Bashkëpunimi…

10 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë qëndrimit në Londër, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takua me Ministrin për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar, z.Ben Wallance, Ministrin e Shtetit për Policinë dhe Drejtësinë Kriminale z.Nick Hurd dhe Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid.

Ministri Xhafaj njohu ministrat me prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, si dhe me progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, rezultatet në luftën me zero tolerancë ndaj kultivimit të kanabisit dhe projektin e Policimit në Komunitet, projekt ky i cili ka edhe mbështetjen me ekspertizë të Qeverisë britanike.

Duke u ndalur te operacioni “Forca e Ligjit”, Ministri Xhafaj informoi bashkëbiseduesit lidhur me bashkëpunimin shumë të mirë që është ndërtuar aktualisht ndërmjet policive të dy vendeve, e konkretizuar kjo në një shkëmbim intensiv informacioni, si dhe në hetime të përbashkëta.

Z.Xhafaj gjatë bisedës me homologët e tij britanik kërkoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe aseteve kriminale.

Z.Wallance përgëzoi Ministrin Xhafaj për rezultatet mbresëlënëse dhe u shpreh i gatshëm për të zgjeruar e konkretizuar më tej bashkëpunimin me Policinë shqiptare, kryerjen e analizave të përbashkëta për grupet kriminale që ushtrojnë veprimtari në të dy vendet, intesifikimin e hetimeve me skuadra të përbashkëta policore, si dhe rritjen e asistencës ndaj Policisë Kriminale dhe posaçërisht ndaj Task Forcës Speciale.

Të dy palët ranë dakort të intensifikojnë më tej kontaktet për të dakordësuar një axhendë bashkëpunimi në nivel institucional dhe operacional.

Ministri i Brendshëm zhvilloi, gjithashtu, një takim me Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid.

Ky i fundit vlerësoi si tepër të frytshëm bashkëpunimin me Policinë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për ta thelluar më tej atë.

Ai veçoi bashkëpunimin për çështjet e sigurisë me Shqipërinë, duke theksuar se ky është një element kyç për ndërtimin e shoqërive më të sigurta. Z.Javid iu përgjigj pozitivish ftesës së Ministrit Xhafaj për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË VLORË/ Kush është Krenar Betaj, TAKSISTI që u dhunua nga... (FOTOT)
Previous article E ka parë Almeda? Lakuriq dhe me muskuj, Tolgahani ÇMEND vajzat me këtë FOTO

F.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT