• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZERO DOKUMENTA për aplikim në skemat mbështetëse të subvencioneve në BUJQËSI
Home
Sociale

ZERO DOKUMENTA për aplikim në skemat mbështetëse të subvencioneve në BUJQËSI

30 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Falë reformës së deregulimit dhe jo vetëm, fermerët shqiptarë do ta kenë më të thjeshtë të përfitojnë nga fondi i planifikuar në paketën e mbështetjes për bujqësinë për vitin 2018, që ka shkuar në 2,6 miliard lekë.

Nëpërmjet aplikimit on-line për përfitimin e mbështetjes financiare, synohet rritja e transparencës, zvogëlimi i kostove dhe kohës për aplikuesit.

  • Por si funksionon ky proces?

Aplikimi bëhet online, në portalin e-albania pranë Agropikave dhe 36 zyrave të Drejtorive të Bujqësisë/zyrave rajonale të AZHBR-së, ku aplikuesi është rezident. Aplikuesi, plotëson Formularin e Aplikimit, i asistuar nga punonjësi i AZHBR-së;

Aplikuesit, me status “fermer”, para plotësimit të formularit të aplikimit, duhet të kenë plotësuar Regjistrin e Fermës, me të dhënat të këtij udhëzimi.

Në çdo zyrë aplikimi, specialisti i ekstensionit bujqësor asiston aplikuesit me këshilla dhe informacionin e nevojshëm.

Në momentin e përfundimit të aplikimit shfaqet varianti i printueshëm i pranimit të aplikimit, me kodin e aplikimit, masën e aplikimit, datën dhe orën e aplikimit, i cili duhet të mbahet në dy kopje dhe firmoset nga aplikuesi dhe punonjësi i AZHBR-së. Aplikuesi duhet të ruajë formularin e printuar nga sistemi, ndërsa kopja tjetër në rastin e shpalljes fitues të aplikuesit, bëhet pjesë e dokumentacionit të dosjes përkatëse.

Me përfundimin e fazës së aplikimit, sistemi gjeneron automatikisht listat e renditjes së aplikuesve për çdo masë mbështetëse.

AZHBR shpall, në faqen e saj të internetit, listën me renditjen e aplikuesve në rang kombëtar, për çdo masë mbështetëse.

Aplikues për të përfituar nga masat e mbështetjes mund të jenë fermerët me NIPT, grup fermerësh, personat fizikë, personat juridikë, SHBB-të, OJF-të dhe OMP-të, që përmbushin kriteret e përgjithshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Orët e fundit të merkatos, Dortmund transferon mesfushorin e Barcelonës
Previous article Tjetër dështim për Inter, objektivi zikaltër zyrtarizon transferimin

g.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT