• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zëri i Amerikës: Rëndohet situata e krimit në SHKODËR. Gjashtë të VRARË brenda TRE muajve
Home
Sociale

Zëri i Amerikës: Rëndohet situata e krimit në SHKODËR. Gjashtë të VRARË brenda TRE muajve

2 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vrasja e një biznesmeni pasditen e të shtunës në qytetin e Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krimit në këtë qytet, më i madhi në veri të Shqipërisë.

31 vjeçari Arjan Feracaku u qëllua me breshëri automatiku në periferi të qytetit ndërsa po kaloronte bashkë me disa të afërm të tij. Në lidhje me këtë vrasje policia ka shoqëruar për t’i pyetur rreth 30 persona, por deri tani nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes dhe autorëve. Dyshimet e para lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në këtë qytet, apo ndonjë gjobëvënie nga këto grupe.

Vrasja e biznesmenit 31 vjeçar e ka çuar në 6 numrin e përsonave të vrarë brenda tre muajve të fundit. Gjithashtu, dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pa asnjë gjurmë prej 10 ditësh. Për asnjërën nga këto ngjarje të rënda kriminale, policia nuk ka arritur të identifikojë dhe as të arrestojë autorët, çka ka tronditur sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër.

Në mesin e muajit korrik qyteti i Shkodrës u trondit nga një vrasje e dyfishtë, ajo e ish policit Boran Bërçana dhe gruas me të cilën ai bashkëjetonte. Megjithëse në makinën ku ata u ekzekutuan ndodhej edhe djali 2 vjeçar, mbi ta u derdhën 23 plumba të një arme MP5. Skena e krimit, e filmuar nga kamera e një ndërtese, dëshmon për një vrasës profesionist, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Mes 6 të vrarëve muaj e fundit në Shkodër është edhe 53-vjeçari Fatbardh Lici, një përson i njohur në qytet, i cili u ekzekutua me 10 gusht, në një lokal në afërsi të banesës së tij në lagjen Kiras të qytetit. Vëllai i tij, Mustafa Lici, nga shtëpia ku po qëndron i ngujuar prej tre javësh, akuzoi sot qeverinë dhe policinë, për lidhje me grupet kriminale.

Seriali i vrasjeve në qytetin verior u paralajmërua në janar të këtij vitit pas një atentati të dështuar me lëndë shpërthyese ndaj biznesmenit Lulzim Kulla, një figurë e njohur e botës së krimit në Shkodër. Lënda shpërthyese, e vendosur në një motoçikletë, në afërsi të makinës së tij, plagosi rëndë biznesmenin Kulla, i cili i mbijetoi plagëve.

Pas këtij atentati, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur për operacionin “Forca e Ligjit”, deklaroi se në Shkodër janë identifikuar tre grupe kriminale, njëri prej të cilëve i goditur nga policia për ushtrim të prostitucionit. Por, që nga ajo kohë, as policia dhe as Ministria e Brendshme nuk kanë identifikuar në publik dy grupet e tjera kriminale dhe as kanë arritur t’i godasin ato.

Opozita e ka drejtuar gishtin nga qeveria, si fajtore për gjendjen dhe për lidhje me grupet kriminale në Shkodër. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë para vrasjes së biznesmenit Feracaku, gjatë një konference për shtyp, u shpreh se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit, për shkak të një pakti të ndërsjelltë të qeverisë me familjet mafioze për zgjedhjet e ardhshme vendore në këtë qytet që qeveriset prej vitesh nga demokratët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIKU MË I MIRË I NJERIUT"/ Ja si e dallojnë menjëherë qentë një person të keq
Previous article Rashica në mbështetje të Mustafit/ SHQIPTARI “çmend” serbët me postimin e fundit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin Aktualitet

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT