• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Zëri i Amerikës”: Pikëpyetjet e video-përgjimit të PD-së, për vëllain e Fatmir Xhafajt
Home
Shqipëri

“Zëri i Amerikës”: Pikëpyetjet e video-përgjimit të PD-së, për vëllain e Fatmir Xhafajt

15 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Në Shqipëri, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë mbrëmjen e së hënës kallzim penal ndaj tre përfaqësuesve demokratë, Enkelejd Alibeaj, deputet, Ervin Salianji deputet dhe Gazmend Bardhi, ekspert ligjor pranë PD, të cilët më herët gjatë ditës publikuan rregjistrimin audio të një bisede që sipas tyre ishte zhvilluar mes tij dhe një ish të dënuari për trafik droge.

Agron Xhafaj, ka kërkuar procedimin penal ndaj tyre për veprën “Kallzim i rremë”.

Sipas tij, audio-përgjimi është “i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave”.

Partia Demokratike tha të hënën se biseda kishte qenë objekt i një përgjimi ambiental, pa shpjeguar se si ajo kishte arritur ta shtinte në dorë, ndërsa më vonë, në intervista në media, përfaqësuesit demokratë saktësuan vetëm se ajo ishte zhvilluar në kohën që zoti Xhafaj ishte në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ndonëse nga pjesa audio e publikuar, kuptohet vetëm se personi që bisedon me vëllanë e ministrit i kërkon atij një favor, dhe se ky i fundit e drejton për te një shoku i tij, duke i përsëritur disa herë që të mos i “bjerë më në qafë” dhe se kjo do të ishte “hera e fundit”, demokratët shpjeguan se bëhet fjalë për një njeri i cili në të kaluarën kishte bashkëpunuar me Agron Xhafën në trafikun e drogës.

Sipas demokratëve nderi që ai i ka kërkuar, ka qenë që t’i “siguronte një ngarkesë me marijuanë dh eta punësonte si skafist për të bërë një rrugë, pasi kishte mbetur pa para”, shpjegohej në materialin e shpërndarë nga PD, por që vëllai i ministrit e konsideron të rremë.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RREMBYEN DHE TENTUAN TA PERDHUNONIN/ Dëshmia e nënës së 13-vjeçares: Ishte ora 9 e darkës, nuk është hera e parë që...
Previous article Manchester United shfaq interes për mesfushorin e Shakhtar Donetsk

Redaktor2

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT