• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZËRI I AMERIKËS”: Partneriteti Putin-Erdogan, a është i qëndrueshëm?
Home
Nderkombetare

“ZËRI I AMERIKËS”: Partneriteti Putin-Erdogan, a është i qëndrueshëm?

23 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Partneriteti midis Vladimir Putinit të Rusisë dhe Rexhep Tajip Erdoganit të Turqisë e ka kapur në befasi Perëndimin. Të dy udhëheqësit u takuan jo më pak se gjashtë herë në vitin 2019, duke nënvizuar marrëdhënien e ngushtë që ata kanë krijuar, e cila duket se ngrihet mbi një interes të ndërsjellë, gjë që i ka shqetësuar thellë partnerët e Turqisë në NATO.

Këtë vit ata janë takuar dy herë, së fundmi në Berlin, në një konferencë ndërkombëtare që synonte zgjidhjen e konfliktit të vështirë në Libi, e cila për shekuj me radhë ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, ka qenë gjithashtu e rrënuar nga lufta dhe paqëndrueshmëria që nga rrëzimi i udhëheqësit të saj autokrat Moammar Gadhafi në vitin 2011.

Ata kanë bashkëpunuar gjithashtu në Siri, pavarësisht se kanë mbështetur palë kundërshtare në konflikt.

Por a është kjo thjesht një martesë me interes, një partneritet i cili një ditë do të prishet për shkak të ambicjeve të kundërta gjeopolitike dhe vështirësive për të kontrolluar klientët e tyre të vështirë?

Konferenca e Berlinit e kësaj jave për Libinë, e cila është shndërruar pjesërisht në një luftë mes palësh të treta, ku janë përdorur dronë të huaj, trupa turke dhe mercenarë rusë, nxorri në pah sfidat me të cilat përballen dy udhëheqësit për të frenuar klientët e tyre. Sipas analistëve, Turqia dhe Rusia po përpiqen në të njëjtën kohë të balancojnë ambiciet e tyre kontradiktore rajonale për të ruajtur partneritetin.

Konferenca e Berlinit, ku morën pjesë edhe vendet perëndimore, doli me një marrëveshje për të respektuar embargon amerikane të armëve, për të ndaluar ndërhyrjen e huaj ushtarake dhe për të nxitur palët ndërluftuese të Libisë t’i përmbahen armëpushimit.

Por situata komplekse në terrenin libian është përkeqësuar pas konferencës.
Deri tani, Rusia dhe Turqia kanë qenë në gjendje t’i mbajnë mënjanë pikat e nxehta dhe mosmarrëveshjet që kërcënojnë partneritetin mes tyre. Ato kanë arritur t’i ruajnë hapat e afrimit mes tyre që filluan kur një avion i Forcave Ajrore turke rrëzoi një aeroplan luftarak rus afër kufirit Siri-Turqi në vitin 2015. Blerja nga Turqia e një sistemi raketash anti-ajrore S-400 të prodhuar nga Rusia dhe bashkëpunimi në projekte energjetike është dëshmi e partneritetit mes tyre.

Por disa analistë thonë se marrëdhënia Turqi-Rusi është e mbarsur me konflikte gjeopolitike që rrezikojnë ta minojnë atë. “Turqit u janë afruar rusëve, edhe pse vizioni i tyre për Sirinë bie ndesh drejtpërdrejt me atë të Putinit,” thotë Jonathan Schanzer i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive me qendër në Uashington.

Në përgjithësi, thotë ai, partneriteti rrezikon të shembet për shkak të ambicieve të mëdha gjeopolitike të dy lojtarëve kryesorë, Putin dhe Erdogan, synimet afatgjata të të cilëve për vendet e tyre bien ndesh me njëri-tjetrin.

Schanzer jep si shembull vizionin otoman të përshkruar nga njëri prej këshilltarëve më të lartë të Erdoganit, gjeneralit në pension Adnan Tanrıverdi, i cili thotë se Turqia mund të dalë si një superfuqi islamike, me autoritet mbi 61 vende myslimane me Stambollin si kryeqytetin e një kalifati të ri. “Unë shoh një kurs përplasjeje këtu,” thotë Schanzer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHPËRNGULJES NË KANADA/ Nisin problemet për Harryn dhe Meghanin
Previous article KUALIFIKIMI NË GJYSMËFINALEN E KUPËS SË ITALISË/ Nga Buffon tek CR7, ja si festuan yjet në rrjetet sociale (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT