• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Zëri i Amerikës” komenton marrjen të pandehur të Rovena Gashit dhe bashkëshortit të saj: Pasuritë i fshehën duke… (SKEMA)
Home
Breaking News

“Zëri i Amerikës” komenton marrjen të pandehur të Rovena Gashit dhe bashkëshortit të saj: Pasuritë i fshehën duke… (SKEMA)

14 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Shqipëri, Kryeprokurorja Arta Marku njoftoi se ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi dhe Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, Dritan Gashi
Vendimi, sipas njoftimit, ka ardhur pasi Prokuroria e Durrësit i ka marrë të pandehur të dy prokurorët që janë dhe bashkëshortë, dhe ka ngritur ndaj tyre akuzën për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private”, në formën e deklarimit të rremë.

Të dy bashkëshortët dyshohet se kanë fshehur pasuri të patundshme, disa apartamente, të cilat nuk janë deklaruar prej tyre, por që mësohet se rezultojnë në emër të të afërmve të bashkëshortëve Gashi.

Zonja Gashi, ishte në listën e prokurorëve ndaj të cilëve, ambasada amerikane, vitin e shkuar, mori masën e anullimit të vizës së hyrjes në Shtetet e Bashkuara, së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilit pak muaj më parë, Shtetet e Bashkuara i ndaluan dhe hyrjen në territorin amerikan.

Një vendim i tillë, nga Sekretari amerikan i Shtetit, merret ndaj zyrtarëve të huaj kur ka informacione të besueshme se janë të përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Ndaj zotit Llalla ka nisur një hetim për korrupsion dhe nga Prokuroria e Durrësit e cila javën e kaluar ia kaloi për kompetencë Krimeve të Rënda në Tiranë.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen shpenzimet marramendëse të dasmës së Princ Harry dhe Meghan Markel! Ajo do të kushtojë...
Previous article Gjesti brilant i futbollistit të Liverpool, ja si i befason at e birë për finalen e “Championsit”

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT