• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZËRI I AMERIKËS” KOMENTON ARRESTIMETE DY ISH-DEPUTETËVE/ Specifikon se Arben Ndoka ka qenë fillimisht “demokrat”
Home
Politikë

“ZËRI I AMERIKËS” KOMENTON ARRESTIMETE DY ISH-DEPUTETËVE/ Specifikon se Arben Ndoka ka qenë fillimisht “demokrat”

22 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Në Shqipëri me dy vendime të veçanta të Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë arrestuar pasditen e së dielës dy ish deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Çuko, ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka përfunduar në pranga nën dyshimet për korrupsion.

Ai ishte shkarkuar nga detyra më 3 shtator të këtij viti “për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion” siç shpjegoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila kishte bërë dhe propozimin për shkarkimin e tij.

Zonja Gjonaj, pak pas arrestimit, deklaroi përmes një njoftimi se menjëherë pas shkarkimit të Çukos kishte nisur “një hetim i thelluar administrativ. Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve”, theksoi zonja Gjonaj.

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dyshohet se merrte ryshfet në këmbim të lejeve apo transferimeve të të dënuarve. Përmes një postimi në Tëitter, kryeministri Edi Rama shkroi: “Keqardhje për Çukon, po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një. S’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një. S’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!”.

Pak pas arrestimit të ish deputetit socialist, u njoftua se të njejtin fat kishte patur dhe ish kolegu i tij Arben Ndoka. Ky i fundit u arrestua së bashku me të vëllanë dhe një grup personash të tjerë, pasi dyshohen , sipas njoftimit të policisë “për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor – shpjegon më tej njoftimi – ka mbledhur prova se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulvae”.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Disa javë më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Pak ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në qarkun e Lezhës.

Emri i Arben Ndokës u lakua për një kohë të gjatë në vitin 2014, kur ai ishte deputet. Partia Demokratike publikoi në atë kohë dokumentat sipas të cilave. Ndoka rezultonte të ishte dënuar në Itali, në fund të viteve ’90 me mbi 7 vjet burgim, për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana të rënduara”, dhe se një pjesë të dënimit e kishte shlyer në burgjet shqiptare.

Ndoka, i cili foli për një ngjarje aksidentale, rezultonte të ishte liruar në vitin 2005 dhe më pas ai është angazhuar dhe në funksione drejtuese në administratën publike, deri dhe në Gardën e Republikës apo policinë e shtetit, sic ka pohuar ai vetë.

Ndërsa deri para se të përfshihej në listat e socialistëve në zgjedhjet e 2013, ka qenë në postin e drejtorit në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në administratën e drejtuar nga demokratët.

Rasti i deputetit Ndoka, ndonëse pa u përmendur me emër, u përfshi në vitin 2015, në raportin e departamentit amerikan të shtetit mbi Trafikun e Personave.

Në atë kohë ambasada amerikane në Tiranë, e cila përmes ambasadorit Donald Lu ka qenë e angazhuar direkt në përpjekjet për të parandaluar përfshirjen e personave të tillë vecanërisht në listat e kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor, u shpreh se se e “vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”.

Nën një trysni në rritje, në muajin shtator të vitit 2015, Ndoka dha dorëheqjen nga parlamenti, duke dorëzuar mandatin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË PËRRALLË MAGJIKE"/ Klipi i ri i Miriam Canit do të jetë një MREKULLI më vete (FOTO)
Previous article GENTA E "BB" HABIT ME VEPRIMIN E SAJ/ Publikon FOTON me peshqir nga "Bulqiza"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT