• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZËRI AMERIKËS/ “Shqipëria, vendi i origjinës së marijuanës”. Italianët ALARM për KLANET e…
Home
Breaking News

ZËRI AMERIKËS/ “Shqipëria, vendi i origjinës së marijuanës”. Italianët ALARM për KLANET e…

11 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”: pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017. “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se “ për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj”. Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane. Nisur nga përmasat e trafikut, sipas Raportit “grupet e krimit shqiptar konkurojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës . Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku.

Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste. Raporti i Antidrogës italiane vlerëson se “rrugët e trafikut të drogësqë çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”, vlerëson raporti.

Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se “së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleksish të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj, të përbërë nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë. Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike”.

Sipas shifrave të publikuara në raport shtetasit shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar) . Raporti vlerëson se nga 14,000 persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilt janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria

Raporti i policisë italiane vë në dukje shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve. Hetimet – sipas Raportit – kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I NATOS NË BRUKSEL/ Trump sulmon Merkel: Gjermania nën kontrollin e Rusisë ashtu si edhe...
Previous article Ja 5 këshilla mode që do t’ju bëjnë të dukeni 10 vite më të reja! Duhet të keni parasysh se... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT