• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
ZËRA TË BUJSHËM NË TORINO/ Projektohet rikthimi i Alegrit. Ja prapaskenat …
Home
Futboll
Seria A

ZËRA TË BUJSHËM NË TORINO/ Projektohet rikthimi i Alegrit. Ja prapaskenat …

11 February, 2020 Delo.autor Futboll, Seria A

Masimiliano Alegri rithërritet në sto lin e Juventusit. Një zë i bujshëm po qarkullon në orët e fundit në shtëpinë e “Zonjës”: sipas “La Repubblica”, Andrea Anjeli mund të vendosë të rikthejë në stol ish-trajnerin e bardhezinjve, i cili është ende nën kontratë me torinezët.

alegri

Presidenti, i cili ka një lidhje të fortë miqësore me Alegrin, po mendon që të bëjë rokadën e bujshme në stol, por gjithnjë nëse situata e rezultateve dhe brenda dhomës së zhveshjes do të precipitonte.

 NDARJE NË KLANE – “Juventinët janë të ndarë në tri fraksione të ndryshme: ata që e kanë me Sarrin, ata që e kanë me drejtorin sportiv Paratiçi dhe ata që e kanë me të dy, ndërsa është duke u krijuar edhe një grup nostalgjikësh të Alegrit, i ushqyer edhe prej atyre që gjashtë muaj më parë nuk do të donin ta shikonin as në kartolinë”, shkruante “La Repubblica”.

sarri

Interesante për t’u parë është se si do të rreshtohet tifozi Andrea Anjeli, i cili ka plotësisht tjetër qasje nga ajo e Andrea Anjelit drejtues: pas skrivanisë, presidenti (i cili këta gjashtë muajt e fundit është shprehur për Sarrin një herë të vetme, në festën e Krishtlindjes), zhvishet nga emocionet e pasioni dhe di të jetë i kthjellët duke reflektuar për situatën.

LARGOHET RAMSEJ – Nga faqet e “The Times” në Angli vjen një zë merkatoje brenda shtëpisë së kampionëve. Aron Ramsej mund të rikthehet në Premier Ligë, këtë herë si destinacion mund të ketë pjesën e kuqe të Mançesterit. Gazetari Toni Kaskarino shkruan se “Djajtë e kuq” kanë nevojë për një mesfushor me vështrim nga porta, duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe ai i uellsianit është profili i duhur në “Old Trafford”.

aleks sandro ramsej ronaldo

Ramsej, i cili këtë vit po gjen me të vërtetë pak hapësira në skuadrën e Juventusit, në rast të një shitjeje do të ishte një operacion shumë i suksesshëm financiar për bardhezinjtë, të cilët e transferuan nga Arsenali me parametër zero. Por, sipas “The Sun”, ankandi është i hapur dhe Paratiçi është në pritje të ofertave edhe nga klube të tjera të Anglisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇDO GJË E DJEGUR NË VENDIN KU HUMBI JETË 13-VJEÇARJA/ Pamjet e rënda pas zjarrit në barakat e romëve në Shkodër (VIDEO)
Previous article VIRUSI VDEKJEPRURËS/ Kina teston te minjtë vaksinën e parë provë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

KAPITENI XHIXHA LARGOHET NGA TIRANA/ Akord menjëherë me nënkampionët për Europën Futboll

KAPITENI XHIXHA LARGOHET NGA TIRANA/ Akord menjëherë me nënkampionët për Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT