Mbrëmjen e djeshme në një aksident fatal me motorr në fshatin Stom Golem, të Shkodrës ka ndërruar jetë një 14-vjeçar dhe miku i tij 16 vjeç.
Dy të miturit po udhëtonin me motor kur u aksidentuan dhe 16-vjeçari humbi jetën në vend. I mituri tjetër mbeti i plagosur por ditën e sotme dhe ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Të dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja, pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.
Ekipi i 14-vjeçarit ka bërë një mesazh ngushëllimi për vdekjen tragjike të të miturit.
POSITIMI:
Lamtumirë Fabian…
> Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare,
Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.
> Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare.
> Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.
> Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë.
> 🕊️ Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve.