• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Zemrat tona janë të hapura për ju”. Krerët e BE, ftesë Britanisë së Madhe: Qëndroni sëbashku me ne!
Home
Europë

“Zemrat tona janë të hapura për ju”. Krerët e BE, ftesë Britanisë së Madhe: Qëndroni sëbashku me ne!

17 January, 2018 Redaktor1 Europë, Nderkombetare

“Zemrat tona janë të hapura për ju”. Krerët e BE reagojnë me ofertën e tyre në mënyrë intensive ndaj përçarjes në rritje të kampit të mbështetësve të Brexitit. Përgjigjia e kryeministres May është si zakonisht e thatë.

Me vëmendje ndoqën udhëheqësit politikë në Bruksel, se si u ndez debati për një referendum të dytë për Brexitin në Mbretërinë e Bashkuar. Vëzhgues flasin për një “ofertë joshëse” të rafinuar taktike të Presidentit të BE, Donald Tusk dhe të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. “Zemrat tona janë gjithmonë të hapura për ju”, tha Tusku në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg duke kërkuar që Britania e Madhe të qëndrojë në BE.

Pa ndryshuar mendimet, Brexiti “me të gjitha pasojat negative” do të bëhet realitet në mars 2019, paralajmëroi në të njëjtën kohë polaku. “A nuk ishte vetë (ministri britanik i Brexitit) David Davis që tha se kur demokracia nuk është në gjendje ta ndryshojë mendimin e saj ajo pushon së qeni demokraci?”, i pyeti Tusku deputetët.

Debati në Londër shkallëzohet

Presidenti i Komisionit të BE goditi të njëjtën pykë. Në Londër duhet të dëgjojnë se “dera jonë vazhdon të jetë e hapur”, bëri thirrje Junckeri. Para disa kohësh, edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble kanë deklaruar se dera për një qendrim të Britanisë së Madhe në BE mbetet e hapur.

Një ndalim të procesit të Brexitit duhet ta mbështesnin të 27 shtetet e tjera anëtare të BE. Britanikët votuan në një referendum në qershor 2016 me rreth 52 përqind për Brexitin. Ndërkohë është rritur skepticizmi për këtë hap në Britaninë e Madhe, edhe te disa mbështetës të mëparshëm të Brexitit te konservatorët. Liberalët dhe politikanë të tjerë proevropianë kërkojnë tashmë një referendum të dytë.

May kundërshton kategorikisht një referendum të ri

Kryeministrja Theresa May megjithatë e përjashton kategorikisht një referendum të dytë. Ndaj zëdhënësi i saj deklaroi menjëherë të martën: Britania e Madhe do të largohet nga BE, kështu vendosën zgjedhësit britanikë.

Ndërkohë, negociatat për Brexitin kanë kaluar në fazën e dytë. Në takimin e tyre të nivelit të lartë në dhjetor 2017, shefat e shteteve dhe të qeverive panë “përparime të mjaftueshme” në çështjet kryesore të daljes nga BE si në të drejtat e qytetarëve të BE në Britaninë e Madhe. Në këtë mënyrë, muajt e ardhshëm mund të nisin bisedimet për një fazë tranzitore të dëshiruar nga Londra dhe për marrëdhëniet e ardhshme, duke përfshirë edhe një marrëveshje tregtare.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KONFIRMUAR: Spanja rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018!
Previous article Merkato/ Demirbay, objektivi i ri i Milanit për mesfushën

Redaktor1

Postime të ngjashme

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT