Një 19-vjeccar shqiptar që jeton në Itali është denoncuar si i zhdukur nga prindërit e tij që prej të mërkurës së kaluar. Mateo Berberi, punonte kamerier në një restorant, natë që u zhduk ai i kishte dërguar një mesazh të dashurës. “Zemër sapo mbarova punën dhe po shkoj për në shtëpi”, i shkruante ai Dianës më 12 korrik pasi kishte mbyllur turnin. Pak kohë më parë se ky mesazh, në orën 23.43, ai i kishte shkruar edhe një SMS të natës së mirë nënës së tij.
Pastaj të gjitha gjurmët e tij janë zhdukur. “Prpara një muaji, tregon e dashura, me të cilën është njohur në vitin e tretë të shkollës, – Matteo ishte larguar nga shtëpia, nga Roma, për të jetuar me një mik në Anguillara. Çdo natë, pasi mbaronte punën, më dërgonte një mesazh të shkurtër para se të merrte biçikletën e tij dhe të nisej për në shtëpi. Dhe kur mbërrinte ne shkruanim ose dëgjoheshim sërish në telefon. Por atë natë, asgjë tjetër, ai nuk iu përgjigj më telefonit. Unë nuk kam mbyllur më sytë që prej asaj nate. Të nesërmen, me shokun e dhomës, i njoftuam prindërit e tij. Deri tani po jetojmë në ankth”.
Që atëherë, Diana, babai i Mateos dhe nëna e të riut nuk janë ndalur më me kërkimet. Karabinierët që po hetojnë zhdukjen thonë se në bazë të GPS të telefonit të tij, Matteo kishte mbërritur atë natë në shtëpi Edhe kamerat kanë fiksuar rrugën që ka kryer atë natë për në shtëpi djali, por asgjë me vlerë. Kërkimet vazhdojnë.


