• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbuloni shqiptarin që “sfidon” Presidentin Trump. Ofron kafe….
Home
Jetë

Zbuloni shqiptarin që “sfidon” Presidentin Trump. Ofron kafe….

13 January, 2018 luljetaautor Jetë

Një emigrant shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane.

“Washington Post” shkruan se pronari shqiptar i një bari ofron kafe falas për të gjithë haitianët, salvardorianët dhe afrikanët, pas deklaratës së presidentit Trump, se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pranojnë emigrantë nga “vende halesh”.

Shqiptari mirëpret me një filxhan kafeje falas edhe norvegjezët për të cilët presidenti ka shprehur dashamirësi.

“Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është “, thotë Gjergj Dollani.

40-vjeçari është pronar i “Cafe Chocolat”, lokal i hapur 4 muaj më parë në Uashington.

“Unë besoj te Amerika”, tha Dollani që tregon se ka mbërritur në SHBA në vitin 1994 me programin e Lotarisë.

Në atë kohë sipas tij Shqipëria sapo kishte dalë nga blloku komunist.

Shqiptari ka marrë një diplomë nga Universiteti i Illinois, duke u bërë “çokolatier”.

Jetoi 1 vit në Francë që të merrte zanatin.

“Prindërit e mi deshën një jetë më të mirë dhe morën rrezikun. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë kohë këtu se sa në Shqipëri”, tha Dollani.

Ai këmbëngul se emigrantët krijojnë vende pune.

Punëtori i tij është Marco Santos, 23-vjeç nga Honduras.

Ka mbërritur në SHBA kur ishte 5-vjeç.

Trump kërkon që t’ia heqë të drejtën e nënshtetësisë ndërsa pritet që vendimin ta marrë Kongresi.

Ndërkohë një gjykatë u ka dhënë të drejta të punojnë dhe jetojnë fëmijëve të emigrantëve të paligjshëm.

“Im atë më solli këtu që të kem një shans më të mirë, por tani mund të më kthejnë pas”, thotë Santos.

Ndërkohë që zhvillohet intervista, vjen një haitian dhe merr një kafe falas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I jepet sot LAMTUMIRA "Valltarit Fluturues" Rexhep Çelikut/ Homazhet do të mbahen tek Muzeu Kombëtar
Previous article 105-vjetori i POLICISË/ Nderohen 4 drejtorë. A do të prezantohet sot PASARDHËSI i Çakos?

luljetaautor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT