Si të gjitha stinët që dallojnë dhe kanë bukuritë dhe kualitetet e veta specifike, ashtu edhe njerëzit dallojnë në disa gjëra varësisht nga ajo se në cilën stinë janë lindur.
Pranverë
Ju jeni shpirti i mirë i cili do t’i ndihmojë të afërmit dhe do t’i dëgjojë me dëshirë. Njerëzit me të cilët jeni të rrethuar shpesh ku konsiderojnë si shpëtimtar i tyre dhe shpesh shkaktoni buzëqeshje në fytyrat e tyre. Lehtë krijoni miqësi. Jeni modest dhe keni dëshirë të madhe ta ndërroni botën në të mirë.
Pika më e fortë e juaja është zemra e madhe.
Verë
Ju keni prirje që të zgjidhni problemet me lehtësi. Keni imagjinatë dhe i vlerësoni momentet në të cilat mund të relaksoheni. Jeni pozitivë dhe njerëzit dëshirojnë të shoqërohen me ju. E vërteta për ju është shumë e rëndësishme dhe shmangni të gënjeni njerëzit të cilët i doni.
Pika më e fortë e juaja është shkathtësia.
Vjeshtë
Para marrjes së çfarëdo vendimi, ju do të analizoni dhe planifikoni mirë. Gjithmonë jeni nga pak të kujdesshëm dhe lehtë e dalloni gënjeshtrën prej të vërtetës. Kur bisedoni me njerëz, keni dëshirë biseda të mençura dhe nuk keni problem që të thonë të gjitha, çoftë lajmi i mirë apo i keq. Jeni shumë i hapur, me eksperiencë dhe jepni këshilla kualitative.
Pika më e fortë e juaja është mençuria.
Dimri
Kur dikush kërkon ndonjë shërbim nga ju, vështirë se do të thoni “jo”. Gjithashtu kur dikë e doni, jeni në gjendje ta doni deri në fund të jetës dhe t’i jepeni plotësisht. Shumica ju konsiderojnë mik të mirë dhe e vlerësojnë karakterin e juaj. Jeni mikëpritës i mirë dhe njerëzit vijnë me dëshirë t’ju vizitojnë. Ashtu siç jeni zemërgjerë në jetë, ashtu jeni edhe bujarë. Pika juaj më e fortë është zemërgjerësia


