Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka prezantuar nga Tirana paketën e katërt të sanksioneve që BE ka vendosur ndaj Rusisë, e cila prej tre javësh ka nisur pushtimin e Ukraines.
Ndërsa dënoi ashpër agresionin ndaj Ukrainës, Borrell tha se sanksionet ndaj Rusisë synojnë dobësimin e saj ekonomik dhe goditjen logjistike. Masat, u shpreh zyrtari i larte i BE, “do të prekin tregtinë ruse, qasjen në tregje, qasjen në ekonomike dhe në shënjestër kemi vënë sektorët e çelikut dhe të energjisë”.
“Të gjithë e dinë që ky është një moment kritike, për BE për evropianet dhe për gjithë botën, duke përfshire Ballkanin dhe Shqipërinë.
Më shumë se kurrë ne duhet të takohemi dhe ti diskutojmë këto çështje me një nga aleatët tanë të ngushtë.
Është e tmerrshme sesi udhëheqja ruse sulmon Ukrainën pa dallim. Nuk është një luftë në kuptimin ushtarak, por është një sulm kundër civilëve të Ukrainës.
Forcat e Armatosura Ruse po shkaktojnë dëme të mëdha. Të gjithë kemi parë qëndrimin kurajoz të popullit të Ukrainës. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës.
Ka qenë agresion brutal nga Rusia. Në përgjigje të këtij agresioni ne kemi miratuar sot një paketë të fortë sanksionesh, që të kontribuojmë për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit. Si edhe të gjymtojë bazën e vet logjistike dhe kapacitetet për të financuar pushtimin e Ukrainës.
Masat do të prekin tregtinë ruse, qasjen në tregje, qasjen në ekonomike dhe në shënjestër kemi vënë sektorët e çelikut dhe të energjisë.
Në listën tonë po shtojmë individë dhe kompani që luajnë një rol aktiv në mbështetjen që u japin ata klikës rreth Putinit dhe minojnë sovranitetin e Ukrainës”, tha Borrell.


