• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULON EMRIN E KRYENEGOCIATORIT TË SHQIPËRISË ME BE/ Rama: Jam gati të ulem me Metën dhe Bashën në një tryezë
Home
Politikë

ZBULON EMRIN E KRYENEGOCIATORIT TË SHQIPËRISË ME BE/ Rama: Jam gati të ulem me Metën dhe Bashën në një tryezë

9 May, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se është gati që të ulet në një tryezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe aktorët e tjerë për cështjen e integrimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave. Kreu i qeverisë zbuloi edhe emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në për negociatat. Ai do të jetë ish-ambasadori Zef Mazi.

Zef Mazi

“Ne po përgatitemi për negociatat e anëtarësimit. Tani që kërkohet përgatitja serioze për konferencën ndërqeveritare, plani i punës është i detajuar dhe duhet të vazhduar të konsultohet hap pas hapi. Këtu duhen të gjithë aktorët, edhe pse qeveria mban peshën kryesore.

Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t’u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.

Të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi ngritur edhe grupin negociator. Është momenti për ta thënë të emrin të kryenegociatorit, një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces.

Një personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithë pranuar për dijen dhe aftësitë e tij, qoftë kur ka kryer misione, qoftë kur ka kryer detyra të rëndësishme, ambasadori Zef Mazi. Ai do të jetë kryenegociatori. Shpresoj me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare dhe presidentin të japim të gjithë një kontribut” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E SEZONIT TURISTIK/ Rama: Jemi përpara një vendimmarrje shumë të vështirë
Previous article I PËRGJIGJET METËS/ Veliaj: Kanë tironsit një shprehje: Graj gamorin tat!

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT