• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOI TË DASHURËN SEKRETE TË PUTIN/ Si u shkatërrua jeta e gazetarit të njohur
Home
Nderkombetare

ZBULOI TË DASHURËN SEKRETE TË PUTIN/ Si u shkatërrua jeta e gazetarit të njohur

18 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Në agimin e një dite vere të vitit 2021, shërbimet sekrete ruse zbarkuan në apartamentin e njërit prej gazetarëve më të njohur të opozitës, Roman Badanin.

Ishte ora 6 e mëngjesit kur zilen e derës së tij në një lagje të qendrore të Moskës e thyenin pa pushim 6 deri në 8 agjentë civilë të FSB-së, të cilët mbanin në dorë një urdhër kontrolli.

Për gjashtë orë me radhë ata kontrolluan çdo cep të apartamentit dy dhomësh, ndërsa jashtë, policë me uniforma bastisnin makinat e tij dhe të bashkëshortes. Më pas, Badanin u shoqërua në komisariat, ku u mor në pyetje për katër orë rresht.

Krimi i tij? Publikimi i një interviste me një vajzë që dyshohej të ishte vajza ilegale e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sot, Badanin jeton në mërgim në Kaliforni, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre të vogël. Së fundmi, ai dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Mikhail Rubin, kanë publikuar librin “The Tsar Himself – How Vladimir Putin Deceived Us All”, që hedh dritë mbi jetën e fshehtë të liderit të Kremlinit, përfshirë marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, pasurinë marramendëse të të dashurave të tij dhe represionin ndaj çdo gazetari që tenton të hetojë për të.

Vajza e fshehur dhe historia që “ndezi” alarmet në Kremlin

Në vitin 2020, portali investigativ Proekt, i drejtuar nga Badanin, publikoi një intervistë me një vajzë të re, Elizaveta – e njohur edhe si Luiza Rozova – e cila dyshohet të jetë vajza që Putin pati me Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese me të cilën kishte nisur një lidhje në fund të viteve ’90.

Analizat biometrike nga Universiteti i Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar gjetën 70% ngjashmëri mes vajzës dhe presidentit rus. Megjithëse emri i babait nuk figuron në certifikatën e lindjes, patronimi i saj është “Vladimirovna” – një detaj që ngriti edhe më shumë dyshime.

Pas lindjes së saj, Krivonogikh bleu një apartament luksoz prej 2.9 milionë paundësh në Monako dhe përmes rrjedhjes së dokumenteve nga “Pandora Papers” u zbulua se kishte grumbulluar një pasuri mbi 78 milionë paund, përfshirë prona të shumta dhe një jaht privat.

Putini, i rrethuar nga gratë dhe sekretet

Libri i Badanin dhe Rubin përshkruan edhe lidhjet e tjera të presidentit rus, përfshirë atë me yllin e gjimnastikës ritmike Alina Kabaeva, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Athinës më 2004. Marrëdhënia e tyre besohet të ketë nisur në vitin 2006 dhe thuhet se kanë dy fëmijë së bashku. Në vitin 2014, Kabaeva u emërua në krye të “National Media Group”, me një rrogë vjetore prej 7.7 milionë paundësh.

Por lista e partnereve të supozuara të Putinit nuk ndalet këtu. Një tjetër rast i përmendur në libër është ai i Alisa Kharcheva, një studente 17-vjeçare që pozoi për një kalendar erotik kushtuar presidentit dhe më pas nisi të jetonte në një apartament luksoz në një lagje elitare të Moskës.

Censurë, burg dhe mërgim

Pas publikimit të intervistës me Rozovën, jo vetëm që shtëpia e Badanin u bastis, por edhe banesat e Rubin dhe gazetarëve të tjerë të Proekt. Ndërsa ndodhej me pushime në Marok, Badanin mësoi përmes mesazheve që ishte shpallur person “i padëshiruar” nga autoritetet ruse – një status që i hap rrugë ndjekjes penale dhe burgosjes.

“Vendosëm që nuk mund të ktheheshim më në Rusi,” rrëfen ai. “Në më pak se dy muaj, arritëm të nxirrnim nga vendi edhe dhjetë bashkëpunëtorë tanët.”

Sot, Proekt vijon punën nga jashtë Rusisë dhe mbetet një ndër zërat më të guximshëm që sfidojnë regjimin e Vladimir Putin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK PO KËRKON HETUES: Thirrje për ekspertë të antiterrorit, krimit financiar, doganave dhe mbikëqyrjes policore
Previous article NË MOSHËN 71-VJEÇARE/ Ndërron jetë analisti dhe gazetari i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT