• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOI SE ISHTE PËRDHUNUAR E TRAFIKUAR/ Deputetja në krah të Miss Kosovës: Një femër si ti i duhet shtetit, e fortë dhe…
Home
Rajon

ZBULOI SE ISHTE PËRDHUNUAR E TRAFIKUAR/ Deputetja në krah të Miss Kosovës: Një femër si ti i duhet shtetit, e fortë dhe…

15 July, 2021 Delo.autor Rajon

Rrëfimi tronditës i Tuti Sejdiut mbi jetën e saj mbrëmjen kur rrëmbeu kurorën e Miss Universe, bëri jehonë në media dhe preku zemrat e të gjithëve.

19-vjeçarja nga Gjilani zbuloi se ishte trafikuar në Serbi 6 vite më parë dhe ishte përdhunuar nga disa persona.

Pas zbulimit të historisë së trishtë, Tuti Sejdiu ka marrë mbështetjen e aktores dhe deputetes kosovare, Adriana Matoshi.

Ajo publikoi një foto krah Miss Kosovës në rrjetet sociale dhe e cilësoi një femër “të fortë, të bukur dhe shumë motivuese”.

Adriana Matoshi shkroi se tani 19-vjeçarja është në duar të sigurta dhe se pranë saj ka njerëz që do e ndihmojnë për të çuar drejtësinë në vend, duke theksuar se një vajzë si ajo i duhet shtetit.

“Një vajzë e fortë që vendosi të shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës Miss Univers Kosova.

Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës por prurja e drejtësisë në vend. Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëz që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj. Një femër si ajo i duhet shtetit. E fortë, e bukur dhe shumë motivuese,”- u shpreh deputetja.

Pak ditë më parë, Tuti Sejdiu i tronditi të gjithë kur tha se ishte përdhunuar në një moshë fare të vogël.

Por më shokuese ishin pretendimet e saj. Ajo deklaroi se personat që ia shkaktuan këtë ishin të lirë ndërsa babai i saj, i cili luftoi për ta shpëtuar kur u trafikua, ndodhet në burg.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakrifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët sepse mungon babai im. Është sot në burg për mua sepse ka luftuar për padrejtësinë që më kanë bërë,”– u shpreh 19-vjeçarja.

         

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEU ME ITALINË NË "EURO 2020"/ Chiesa i vetmi i paprekshëm në sulm, Juventusi refuzon dy super oferta
Previous article "KU PO SHKON KJO BOTË, U ÇMEND..."/ Nga Ledina deri tek Alketa, komentet "PIKANTE" pas fotove me BIKINI

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT