• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbuloi një gjeni 6-vjeçar, përballja fatale e mësuesit me Enver Hoxhën
Home
Dossier

Zbuloi një gjeni 6-vjeçar, përballja fatale e mësuesit me Enver Hoxhën

9 May, 2018 Redaktor2 Dossier

Në një fshat të thellë të Dukagjinit, në Palaj Shosh, në vitin 1961, një mësues i ri nga Shkodra, do të zbulonte një gjeni 6 vjeçar në matematikë.

Ai ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm. Quhej Nikë. Ishte shtatvogël, 97 centimetër, dhe peshonte vetëm 22 kg. Kishte dy sy të mëdhenj të zinj, depërtues dhe një logjikë që funksiononte s’dihet me ç’ligje misterioze.

Mësuesi që e zbuloi këtë fëmijë gjeni, sot jeton në Shkodër. Ai ka folur në “Dosja K”, për dhuntitë e rralla të këtij djaloshi që bënte përllogaritje matematikore me miliona, në mbledhje zbritje, shumëzime e pjestime dhe problema të një vështirësie shumë të lartë…

“Të gjitha këto i zgjidhte përmendësh, jo me shkrim. Kishte një mënyrë origjinale të zgjidhjes së problemave”. 

Mësuesi Gjet Vocaj, kishte botuar asokohe një artikull për këtë zbulim dhe gazeta ku qe botuar, ishte lexuar me kërshëri në zyrën e vetë Enver Hoxhës.

Prej këtu, fati do ta çonte mësuesin Gjet Vocaj në një përballje fatale me diktatorin dhe pas disa kohëve të bukura eksplorime me këtë gjeni të vogël për mësuesin do të niste kalvari i persekutimit, pasi ai kishte fshehur biografinë e tij, e cila ishte e papërshtatshme për regjimin komunist.

Në emisionin “Dosja K”, u zbulua vetëm historia e mësuesit Gjet Vocaj, ndërsa historinë e Nikës, gjeniut të vogël nga Dukagjini dhe fatin e tij pas arrestimti të mësuesit do ta zbulojmë në pjesën e dytë të dokumentarit “Mësuesi, gjeniu dhe diktatori”, të martën e ardhshme në mbrëmje me 15 maj, në Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas vendimit të Trump “ndizen motorët” e luftës, Irani paralajmërim të frikshëm, BE deklaratë të fortë
Previous article Aleat i fortë për Vllazninë, klubi jep lajmin e madh

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT