• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET TAKIMI/ Presidenti Biden pret kancelaren Merkel në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik
Home
Nderkombetare

ZBULOHET TAKIMI/ Presidenti Biden pret kancelaren Merkel në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik

11 June, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden do të mirëpresë kancelaren gjermane Angela Merkel më 15 korrik, me qëllim të “thellimit të lidhjeve bilaterale”. Zëdhënësja e Bidenit, Jen Psaki ka bërë të ditur takimin, teksa të dy liderët veçse janë takuar më 11 qershor, në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7). Pyetjet rreth bashkëpunimit transatlantik në çështjet e lidhura me Rusinë, Iranin dhe Kinën janë pjesë e agjendës së samitit në G7, përveç aspekteve tjera.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar qysh më 9 qershor, në vizitën e parë jashtë SHBA-së prejse ka marrë detyrën në muajin janar. Pjesëmarrja gjermane në kompletimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, në vlerë të 11 miliardë dollarëve, i cili transporton gazin rus në Evropë, ka komplikuar marrëdhëniet në mes të dy aleatëve të NATO-s, dhe ka penguar përpjekjet për të përmirësuar lidhjet, prej kur Biden mori detyrën në janar të këtij viti.

Psaki ka thënë se në muajin korrik, Merkel dhe Biden ‘do të diskutojnë për përkushtimin e tyre për bashkëpunim më të ngushtë në një varg sfidash, përfshirë dhënien fund të pandemisë, adresimin e kërcënimit për ndryshimet klimatike dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”.

Merkel, kancelare, që ka udhëhequr për kohë të gjatë Gjermaninë, do të jetë liderja e tretë që do të pritet nga Biden, prej kur ky i fundit është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Biden ka pritur deri më tani liderë nga Japonia dhe Koreja Jugore, duke e bërë Merkelin lideren e parë evropiane që viziton Bidenin në Shtëpinë e Bardhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Regjistrohen 791 raste të reja me koronavirus në Greqi, 11 vdekje në 24 orët e fundit
Previous article Pasi tha se do mendonte rikthimin në krye të PD, Berisha "provokon" sërish. Ja çfarë poston

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT