• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet skema e pazarit të prostitutave në Tiranë: Ruaju se kanë arrestuar “Rrushin”
Home
Aktualitet
Kronikë

Zbulohet skema e pazarit të prostitutave në Tiranë: Ruaju se kanë arrestuar “Rrushin”

30 October, 2017 Ina.Autor Kronikë

Zbardhen përgjimet e dy prostitutave pjesë e grupit kriminal që u shkatërrua nga policia javën e kaluar në kuadër të operacionit “Taksia”, në zonën e “Tregut elektrik”.

Në bisedat e përgjuara nga policia, dy vajzat flasin për të lënë takim me dy mashkuj pranë zonës së Freskut për shërbime seksuale.

Ndërsa në pjesën e dytë të bisedës, vajzat flasin për arrestimin e tre pjesëtarëve të grupit. Një nga vajzat i thotë shoqes se është arrestuar një person i quajtur Rrushi dhe e paralajmëron atë që të ketë kujdes.

Përgjimet e zbardhura
– 099: .. zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqt e mi po hajde mos u vono. Mer taksi se ta paguaj unë.

– 405 dërgon sms ku pyet se ku dhe i thotë “Aty zemër sa kalon Freskun”.

– 099: Po te xxxxxxx

– 405: Ok po vi. Mos është ai që pi moj?

– 099:Jooo

– 405: ok

– 099: Merr prezervativ

– 405: Nuk kam asnjë lek me vete

– 099: ok ska gje

– 405: A je aty ku ke qen ate dit

– 099: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.

– 405: ok

830: E more vesh atje ti ke Gjyshi (bëhet fjalë për hotel xxxxx).

123: Jo

830: E kanë kap pra

123: Kë?

830: Atje pra, Andi a brenda me gjith Mondin

123: Po për ça, për ato?

830: Për ato pra, kishte shku aj, ça është një taksixhi që meret kshu

123: E Rushi

830: Ëë, e kishte çu nja dy femra

123: E kanë kap Rushin? Kur mramë?

830: Parmramë

123: Po mirë, bëne mirë që më the

830: Po pra…

123: Rushin kanë kap apo tjetër?

830: Andi e Mondi është mrena edhe Rushi

123: Vari k… mirë që më the

830: E pra… kush ti jep lajmet e mira ty

123: Hallall që të ruhem dhe unë, pranej

830: Rruje ti rruje, jo rruju…

Një aksion i policisë javën e kaluar i koduar “Taksia 2” ka çuar në shkatërrimin e një grupi prostitucioni, ku u arrestuan 10 persona dhe tre të tjerë u proceduan penalisht. Prostitucioni ushtrohej në një hotel në kryqëzimin e “Tregut elektrik”, në pronësi të A.Ndoja. Policia ka bërë me dije se prostitucioni ushtrohej edhe në ambiente të tjera, ku vajzat shoqëroheshin me taksi drejt këtyre ambienteve.

Report TV mësoi se pjesë e këtij rrjeti si klientë, kanë qënë edhe persona VIP. Këngëtarë dhe biznesmenë kanë qënë disa prej klientëve të këtij rrjeti, sqaruan burime nga Policia e Tiranës. Këta klientë VIP mendohet se paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale. Në momentin që Policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë. Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti.

Në pranga kanë rënë Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Edmond Shkalla, 49 vjeç, , Albina Kasa, 26 vjeç, A. Ndoja, 37 vjeç, Jani Murati (Gëzim Kasëmi) 59 vjeç, Altin Sulejmanasi 44 vjeç, Altin Sulejmanasi 44 vjeç, Elton Mimini 23 vjeç, A.L. 44 vjeçe, F.P. 32 vjeçe dhe D.D, 42 vjeç. Gjithashtu janë proceduar penalisht D.D. 25 vjeçe, L.K. 25 vjeçe, B.C. 39 vjeçe. Operacioni për goditjen e këtij grupi është realizuar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi 5 mujor.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODINA E VETTINGUT/ Lu: Sot një ditë shprese për shqiptarët
Previous article Plas sherri tek grupi parlamentar i PS-së/ Deputetët: Ministrat nuk na përgjigjen

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT